Heqja e barrikadave në veri të Kosovës, Rama: Asgjë e re, shfaqja zgjati më shumë por pati të njëjtin fund
Autori: Gazeta inFokus 17:52 | 29 December 2022
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas heqjes së barrikadave në veri të Kosovës pas 20 ditësh.
“Asgjë e re, shfaqja zgjati ca më shumë, tensioni u ngrit ca më lart, fjalët u këmbyen me ca më shumë zjarr, manovrat ushtarake patën ca më shumë hov, po fundi qe po i njëjti dhe të gjithë u kthyen në shtëpi, sekush me fitoren e vet me vete si gjithmonë!
Ah po, diçka e padëgjuar ndodhi! Doli kuptimi i ri i barrikadës, e cila pas 434 vjetësh hyri në listën e mjeteve të protestës paqësore me bekimin e BE dhe të SHBA! Shpresojmë në mirëkuptimin e aleatëve tanë strategjikë për të mos qenë dakord në këtë pikë. Po fare!
Pyetja mbeti po ajo që ishte përpara këtyre barrikadave paqësore e deklaratave armiqësore! Dhe deri kur përgjigjet e ndryshme të nisen po njësoj nga e shkuara, pyetja do të mbetet po aty edhe pas shfaqjes së rradhës, kur barrikadat të thyejnë paqësisht monotoninë e hiçzgjidhjes!”, shkruan Rama.
Të tjera
-
Ky është burri nga Suhareka që vdïq dje pas kontaktit me rrymën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Reçan të komunës së Suharekë...
-
Mblidhet Komisioni për Buxhet, ky është rendi
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere sot do të mbajë mbledhje. Në këtë...
-
Kufizime të reja për azilkërkuesit në kufirin SHBA-Meksikë
Presidenti amerikan Joe Biden nënshkroi të martën një urdhër të ri ekzekutiv,...
-
Peci: Serbët që punojnë në komunën e Zveçanit kanë frikë nga Lista Serbe, në punë vijnë me taksi që të mos i identifikojnë veturat
Serbët që jetojnë në komunat veriore kanë frikë të punojnë në institucionin p...
-
Dialogu i munguar i sindikatave me Qeverinë
Derisa Sindikata e Bashkuar e Arsimit nuk po gjenë një dialog social me Qever...
-
Biden do të zhvillojë bisedime me Zelensky në Francë dhe Itali
Joe Biden do të zhvillojë bisedime me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zele...
-
Sot hapet edicioni i 24-të i Panairit të Librit
Sot, në ambientet e Pallatit të Rinisë, hapet edicioni i 24-të i Panairit të ...
-
Shqipëri, mashtrimi me kreditë, nga hetimi i prokurorisë tek përgjegjësitë
Në Shqipëri, skema e mashtrimit financiar me kreditë, e cila ka prekur një nu...
-
Kosova 1 vjet nën masa të BE-së
Kosova vazhdon të jetë në pritje të raportit të përfaqësuesit të Lartë të BE-...
-
Osmani takon sot kryetarët e komunave
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani do të pres sot në takim këshillin e kryeta...
-
Ngjarjet e datës 5 qershor
Ngjarjet e datës 5 qershor 2024 Policia e Kosovës, mban një Ushtrim Fushor...
-
Sllovenia e njeh Palestinën si shtet
Parlamenti i Sllovenisë sonte ka marrë vendim që ta njeh shtetin palestinez. ...