Tahiri i kërkon Kurti t’i ftojë në takim krerët e partive politike pas situatës në veri
Autori: Gazeta inFokus 12:01 | 28 December 2022
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që t’i ftojë në një takim krerët e partive politike, shkaku i situatës në veri të vendit.
Sipas Tahirit, temat e sigurisë, kanë qenë preokupim dhe angazhim i vazhdueshëm i tyre, me ç’rast tha se janë duke i adresuar nëpërmjet interpelancave, punës në komisionet e Kuvendit, pyetjeve parlamentare dhe debateve.
“Megjithatë, tema e parë të cilën dua ta adresoj sot lidhet me shqetësimet që AAK-ja i ka në raport me gjendjen në vend, e cila është shumë serioze dhe kërkon përgjegjësi institucionale dhe veprim shtetëror. Në emër të AAK-së e ftoj kryeministrin Kurti që urgjentisht të thërras në një takim krerët e partive politike parlamentare, për të diskutuar dhe për të çuar një mesazh të bashkimit dhe unitetit politik karshi gjendjes në vend. Planet djallëzore të Serbisë, tani më i kanë kaluar vijat e kuqe, si rrjedhojë, uniteti në këto situata është jashtëzakonisht i rëndësishëm”, tha Tahiri.
Ai pasqyroi edhe aktivitetin e Grupit Parlamentar të AAK-së gjatë vitit 2022.
“Raporti prezanton angazhimet si: rezolutat parlamentare, interpelancat, nismat ligjore, amandamentet, debatet, pyetjet parlamentare dhe tryezat. Grupi Parlamentar i AAK-së e konsideron se angazhimi parlamentar ka qenë i prirë në përfaqësimin e drejtë të interesit të qytetarëve dhe shtetit. Në rend të parë i ndërtuar mbi tema jetike për qytetarët e Republikës së Kosovës, si ato të ndërlidhura me situatën e sigurisë, politike, dialogu, partneriteti me aleatët, sovraniteti dhe ato socio-ekonomike si ekonomia, inflacioni, ndikimi enorm në rritjen e çmimeve, por edhe ato shoqërore si grevat, kërkesat për rritjen e pagave”, tha Tahiri.
“Njëkohësisht, kemi ofruar kontribut dhe alternativa, nisur nga dialogu dhe konsolidimit të shtetësisë, rreth krijimit të qartësisë dhe besueshmërisë me aleatët, e deri tek problemet specifike, sikurse lehtësirat fiskale, e një seri temash e çështjesh. Temat e sigurisë, kanë qenë preokupim dhe angazhim i vazhdueshëm, duke i adresuar nëpërmjet interpelancave, punës në komisionet e kuvendit, pyetjeve parlamentare dhe debateve. Kjo ka shërbyer në dy drejtime, e para për paralajmërim të hershëm për Qeverinë lidhur me situatën e rëndë, por edhe njëkohësisht për ta mbajtur të mbikëqyrur mbi këto zhvillime. Fokus i veçantë, këtë vit, kanë qenë diskutimet dhe debatet parlamentare për Ligjin për Zyrtarët Publik dhe Ligjin e Pagave. Duke nxitur, por edhe kontribuar që përmes miratimit të rezolutës, që Ligji i Pagave, të miratohet por edhe hyrja në fuqi sa më shpejt, por edhe për të alarmuar presionin për të vendosur kontroll partiak mbi administratën publike e rrezikuar në tërësi reformat”.
“Përgjithësisht ky vit është karakterizuar me paqartësi dhe pasiguri në disa rrafshe, si atë politik, sigurisë, social, ekonomik, e parasëgjithash për drejtimin e vendit. Krejt këto edhe pse në pamje të parë si veprime të ndara, kanë ndikuar në esencë në tri dimensione: e para, të instalimit më të madh të kontrollit partiak mbi shtetin; e dyta, në rritjen paqartësive e përplasjeve me aleatët, për pasojë rrezikim të sigurisë dhe arritjeve si vend; dhe treta, në mungesë të menaxhimit të krizave të importuara, janë prodhuar kriza socio-ekonomike të brendshme”.
Të tjera
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...
-
E premte e vranët, priten reshje shiu dhe bore
Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët me tempera...
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...
-
Faton Peci e akuzon se i kërkoi punësime, i përgjigjet Haki Abazi
Haki Abazi dhe Faton Peci janë përfshirë në një debat mbi pretendimet për ndë...
-
Komisioni parlamentar për të drejtat e njeriut mban takim me gratë greviste, punëtore teknike në Kuvendin e Kosovës
Gjatë ditës së nesërme në ambientet e Kuvendi të Kosovës, Komisioni parlament...
-
Hamza: Kosova ka çmimin më të lartë të energjisë elektrike
Kandidati i Partisë Demokratike për Kryeministër, Bedri Hamza, gjatë një inte...
-
Linda Bekteshi e zyrtarizon kandidaturën për deputete, mbështetësit e LDK-së e presin me ovacione
Nënkryetarja e Degës së LDK-së në Obiliq, Linda Bekteshi e ka zyrtarizuar kan...
-
Ky është personi që u arrestua për plạgosjen në Vranjevc
Të shtënat me armë zjarri sot pasdite trazuan lagjen Kodra e Trimave në Prish...
-
Hamza: Brenda vitit 2025, me mua kryeministër pagat rriten për 50
Kandidati i PDK-së për Kryeminsitër, Bedri Hamza, ka premtuar rritje të pagav...
-
Lajçak thotë se Franca është mbështetëse e fortë e dialogut
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë vizitës ...
-
Musliu: Kosova meriton një buxhet që e çon përpara, nuk do të ndalemi derisa të bëhet më mirë
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (...
-
Ish ministrja: Jam dëshmitare që Hamza nuk i është nënshtruar as partisë e as presioneve elektorale
Ish-ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Meliza Haradinaj, e që ishte pj...