Sport

Dhoma e Messit në Katar do të shndërrohet në muze

Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 27 December 2022

Dhoma ku qëndroi Lionel Messi gjatë Kupës së Botës në Katar do të shndërrohet në një muze.

Kështu njoftoi Universiteti i Katarit (QU), që dhomën ku ka qëndruar ylli argjentinas, “B201”, do ta kthejë në një muze të vogël

Kampusi universitar ishte kampi bazë i Kombëtares së Argjentinës gjatë 29 ditëve të turneut.

-Advertisement-

Në pamjet e reja të publikuara nga QU, tregohet kampusi i zbukuruar në ngjyrën e kaltër dhe të bardhë, si dhe sallat e mbushura me postera të kampionëve botëror, autografet dhe fanellat e tyre.

Universiteti i Katarit kishte hapur tre komplekse sportive për argjentinasit që ofronin mundësinë e ushtrimit të sporteve në natyrë, përveç palestrës së brendshme.

Data e saktë e hapjes për publikun ende nuk është specifikuar.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy