Sport

“Mund Të Luante Në Raundin E Të 16-Ave”, Agjenti I Benzema: Deschamps Të Tregojë Çfarë Ndodhi

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 27 December 2022

“Benzema mund të ishte i disponueshëm të luante në fazën e 16-ave. Pse e ktheve kaq herët?”-këtë kërkon të dijë nga trajneri Deschamps, Karim Djaziri, agjenti i sulmuesit francez të Real Madridit.

Djaziri ka postuar në rrjetet sociale imazhin e rezonancës e cila zbulon gjendjen e dëmtimit të muskujve.

“E postova kështu, por fillimisht u konsultova me tre ortopedë, të gjithë më siguruan se Karim mund të jetë i disponueshëm nga raundi i 16-ave”-shkruan agjenti.

-Advertisement-

Disa medie kishin raportuar probleme mes qendërsulmuesit dhe trajnerit. Dhe jo çuditërisht, pas humbjes në finalen e Kupës së Botës, Benzema shpalli lamtumirën e tij me fanellën e “Les Bleus”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy