Lajme

Rikthimi në Ministri, si i hëngri fjalët e veta Vitia?

Autori: Gazeta inFokus 08:02 | 27 December 2022

‘Nuk ka më plan B për tu rikthyer në Ministrinë e Shëndetësisë’ kishte thënë Arben Vitia, i cili u emërua sot për herën e tretë si ministër i një nga dikastereve më të rëndësishme në Republikën e Kosovës

Humbësi i zgjedhjeve lokale në komunën e Prishtinës kishte deklaruar se ”misioni” i tij në Ministrinë e Shëndetësisë ka mbaruar, mirëpo kjo nuk doli të jetë e vërtetë.

Vitia kishte qenë i bindur se të paktën njerëzit që e njohin e aludonte edhe në qytetarët që e njohin shumë mirë, ai nuk do të rikthehej si ministër i Shëndetësisë.

-Advertisement-

“Në momentin që kam dhënë dorëheqje nuk ka më plan B për tu rikthyer në Ministrinë e Shëndetësisë. Ata që më njohin e besoj që më njohin edhe qytetarët misioni im në Ministrinë e Shëndetësisë ka mbaruar”, thoshte ai nëntorin e vitit të kaluar në emisionin ‘Context’ të ATV’së.

Por, Vitia demantoi veten pasi që pranoi të emërohet Ministër i Shëndetësisë edhe pse kishte thënë ndryshe.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot ka emëruar Arben Vitia, Ministër për Shëndetësi, të cilit i ka uruar suksese në plotësimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhej sot në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Pas dorëheqjes së Rifat Latifit nga posti i ministrit të Shëndetësisë, qeveria Kurti kishte pritur plotë 79 ditë për emërimin e ministrit të ri dhe sot u ‘befasuam’ me rikthimin në këtë pozitë të Arben Vitisë.

Ky i fundit ishte raportuar gjithashtu se gjatë kohës sa ishte në ‘pushim’ ishte angazhuar si drejtor i një institucioni shëndetësor privat.

”Duke ditur se Arben Vitia nga pozita e ministrit të shëndetësisë, shkoj menaxher në laboratorin Olive e tani sërish është rikthyer në minister, dyshohet për konflikt të interesit,” ka shkruar dje deputeti i PDK’së, Bekim Haxhiu ndër të tjerash.

E përveç Bekim Haxhiut reagime të shumta pati sot edhe nga deputetë tjerë të opozitës, të cilët nuk e pritën aspak mirë vendimin e Kurtit për rikthimin e Vitisë në ekzekutivin kosovar.

Aspak mirë nuk e priti as Bleron Baraliu, analisti që njihet si përkrahës i Vetëvendosjes e sidomos Albin Kurtit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera