Lajme

Moti i acartë në SHBA/ Rëndohet bilanci i viktimave, shkon në 59 numri i personave që humbin jetën

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 27 December 2022

59 persona kanë humbur jetën nga stuhia e acartë që vazhdon të godasë SHBA-në dhe Kanadanë.

SHBA-ja ka regjistruar 55 viktima, ku katër prej tyre humbën jetën pasi një autobus u përmbys në rrugët e akullta në provincën kanadeze të British Columbia.

I gjithë vendi është përfshirë nga stuhia, dëbora e ftohtë dhe temperaturat ekstremisht të ulëta.

-Advertisement-

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul tha se gjatë fundjavës shumë nga ambulancat dhe kamionët e zjarrfikësve të shtetit ishin vetë të ngecur në dëborë.

Situata e vështirë la shumë banesa pa energji elektrike, njëkohësisht pati mijëra fluturime të anuluara dhe vonuara. Ende 55 milionë amerikanë mbetën nën alarm për të ftohtin e erës.

Në Kanada, të paktën 140,000 shtëpi janë pa energji elektrike, shumica e tyre në provincat e Ontarios dhe Quebec.

Gjatë pasdites së Krishtlindjes, tetë persona u dërguan në spital, dy prej tyre në gjendje të rëndë.

Sky News shkruan se agjencia meteorologjike e Kanadasë tha se temperaturat do të mbeten të ulëta në shumë pjesë të vendit këtë javë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera