Lajme

Mësohet mosha e viktimës në aksidentin në Pejë

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 26 December 2022

Një person ka vdekur sot në Novosellë të Pejës pas një aksidenti të rëndë trafiku mes dy automjeteve.

Gazeta Express mëson se viktima është rreth 50-vjeç.Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar edhe tre persona të tjerë të cilët janë dërguar në Emergjencë për trajtim mjekësor.

I përfshirë në aksident është edhe një zyrtar policor, për çka në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Inspektorati Policor i Kosovës.“Në orën 07.45 në fshatin Novosellë të Pejës policia është njoftuar për një aksident trafiku, të përfshira kanë qenë dy vetura. Tre persona janë të lënduar, por më vonë janë bërë katër të lënduar. Një prej tyre ka vdekur, mjeku e ka konstatu vdekjen në vendin e ngjarjes. Tre personat janë dërgu në Emergjencë më pas në QKUK. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ndodhet edhe IPK, pasi në aksident ka qenë i përfshirë edhe një zyrtar policor”, tha  zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës Fadil Gashi.

-Advertisement-

Pamje nga aksidenti në Pejë ku vdiq një person e u lënduar tre të tjerë

Aksidenti në Novosellë të Pejës: Një i vdekur edhe tre të lënduar, i përfshirë edhe një polic

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera