Lajme

Edoni rrëfen periudhën e rëndë kur ka abuzuar me lëndë narkotike

Autori: Gazeta inFokus 18:44 | 25 December 2022

Gjithnjë e më shumë po shtohet numri i viktimave të motit të ashpër që po prek disa rajone të Shteteve të Bashkuara, mes të cilëve edhe një 56-vjeçar, i cili u gjet i vdekur në ditëlindjen e tij.

William Clay u gjet në mes të rrugës pasi kishte vdekur nga i ftohti në ditëlindjen e tij të 56-të, tha familja e tij.

Zyrtarët lokalë më vonë konfirmuan se ishte vdekja e tretë në qark gjatë stuhisë së fortë të borës. Megjithatë, Policia e Buffalo nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e burrit që vdiq nga të ftohtit në rrugë.

-Advertisement-

Në një postim të bërë nga motra e viktimës, Sofia, herët në mëngjesin e së shtunës, ajo shkruante se vëllai i saj është zhdukur. Disa orë më vonë ajo zbuloi se vëllai i saj ishte gjetur i vdekur dhe krijoi një faqe për të mbledhur para për shpenzimet e funeralit të tij.

“Unë jam motra e zotërisë që ndërroi jetë gjatë stuhisë më 24.12.2022”, ka shkruar motra e tij, duke shtuar: “Vëllai im ka ndërruar jetë papritur në ditëlindjen e tij”.

Një tjetër e afërme, Laura LaShomb, informoi miqtë dhe familjen përmes Facebook se Clay u gjend i ngrirë pasi shkoi në dyqan.

Djali i Clay, Jules, tha se ai foli me të atin para se të vdiste dhe i tha se e donte. “Nuk mund të ndalem së qari”, ka shkruar djali i viktimës në Facebook.

Moti i ashpër pritet të zgjasë deri të hënën. /abcnews.al

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €
-Advertisement-

Të tjera