Kurti e Osmani i befasojnë deputetët që e mbikëqyrin AKI’në me emërimin e inspektorit
Autori: Gazeta inFokus 14:51 | 24 December 2022
Kujtim Shala, të mërkurën është emëruar nga presidentja Osmani e kryeministri Kurti si inspektor i përgjithshëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, pasi paraardhësi i tij, Burim Ramadani, dha dorëheqje nga kjo pozitë. Mirëpo, për emërimin e tij nuk janë të informuar Komisioni për Mbikëqyrjen e AKI-së.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti të mërkurën kanë caktuar Kujtim Shalën si inspektor të përgjithshëm të AKI-së, për të cilin nuk u dha shumë detaje, mirëpo vetëm treguan se ai ka qenë pjesë e FSK-së.
Shala e mori këtë detyrë pasi, Burim Ramadani, që ushtronte këtë pozitë për tri vite, dha dorëheqje.
Lajmin për dorëheqjen e Ramadanit dhe emërimin e Shalës e bëri të ditur Presidenca përmes një njoftimi për media.
“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti sot janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, z. Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. Ata kanë falënderuar z. Ramadani për shërbimin e tij në AKI nga viti 2019 dhe i kanë uruar suksese të mëtejme në angazhimet e tij profesionale. Pas konsultimeve, Presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti kanë emëruar Inspektor të ri të Përgjithshëm të AKI-së, z. Kujtim Shala, i cili deri më tani ishte i angazhuar në Forcën e Sigurisë së Kosovës”, thuhej në njoftimin e së mërkurës.
Mirëpo për emërimin e Shalës nuk është informuar komisioni që merret me mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Kryetarja e këtij komisioni, Ganimete Musliu, tha se për dorëheqjen e Ramadanit dhe emërimin e Shalës është njoftuar nga mediat, mirëpo ajo tregoi një shqetësim që ka për kryeinspektorin e ri.
“Si kryetare e Komisionit Parlamentar për Mbikqyrjen e AKI-së jam njoftuar nga mediat si për dorëheqjen e z. Ramadanit ashtu edhe për emërimin e z. Shala. Ajo çka me ka shqetësuar gjatë raportimeve të djeshme është se raportohet se z. Shala është një zyrtar i cili nuk ka një të kaluar të pastër si shërbyes civil gjë që e vë në dyshim integritetin e tij për pozitën që ka marrë dje. Deri më tani si Komision mbikqyrës nuk kemi marrë asnjë informatë zyrtare për ndryshimet që janë bërë në AKI”, tha Musliu për Express.
Në media u publikua një dokument ku thuhej se Shala ishte pezulluar nga puna dhe i ishte zvogëluar paga për shkak të shkeljeve të rënda të detyrës.
Ndërkaq, anëtari i Komisionit Parlamentar për Mbikqyrjen e AKI-së, Arben Gashi, tha se nuk është i informuar për këtë vendim të Osmanit e Kurtit.
“Nuk jam i informuar për emërimin e z. Shalës, nuk e njoh”, tha ai për Express.
Të tjera
-
Aksident me fatạlitet në magjistralen Ferizaj – Gjilan, një grua ndërron jetë
Një grua ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një veture dhe një ka...
-
Vuçiq ia ngre zërin gazetarit kosovar në Bruksel, s’e lejon as ta përfundojë pyetjen
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka bërë një veprim tepër të çuditshëm...
-
Sylë Hoxha: Prokuroria s’i raporton Qeverisë as BE-së, dalin me aktauzë për Banjskën kur t’i mbledhin provat
Ish-prokurori kosovar, Sylë Hoxha, ka folur për rastin e Banjskës dhe për kri...
-
Edhe një raund bisedimesh dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel po mbahet raundi i dytë i takimeve dypalëshe mes liderëve të Kosov...
-
Përfundojnë takimet dypalëshe në Bruksel
Në Bruksel kanë përfunduar takimet dypalëshe të emisarëve evropianë me liderë...
-
Plani Rregullues “Kalabria 2023-2031” në heshtje administrative, Ministrisë së Infrastrukturës sot i skadon afati për përgjigje
Dita e mërkurë shënon edhe afatin e fundit kur Ministria e Mjedisit, Planifik...
-
Ehat Miftaraj: E kam krijuar një bindje që VV po i harton me qëllim keq ligjet që e luftojnë korrupsionin
Juristi Ehat Miftaraj, pas rrëzimit të Ligjit për Byronë Shtetërore për Verif...
-
“U injoruan shumica e rekomandimeve të BE-së”, reagon Rohde për tri projektligjet që do të jenë nesër në Kuvend
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë se është për keqardhje që nuk ja...
-
Edhe zv.ministri Sallahu i reagon Kushtetueses: Vetëvendosje jemi ne, kuptone drejt dhe qartë
Zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, i ka reaguar Gjykatës Kushtetuese p...
-
Ekonomia kineze ofron hapësirë të re për rritjen e sipërmarrjeve të huaja
Mëkëmbja e vazhdueshme, transformimi, përmirësimi dhe reformimi i thellë i ek...
-
Akuzat e banorëve për zhurmë, pluhur e dallavere në shpronësime të fshatrave Shipitullë e Graboc, vjen reagimi i KEK-ut
Në një storie të realizuar nga Gazeta Infokus banorë e përfaqësues të fshatr...
-
BE-ja, qeverisë: Jemi të shqetësuar që s’i morët parasysh komentet tona për tri projektligje
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka reaguar në lidhje me tri projektligje ...