Lajme

Po lante xhamat në shtëpi, gruaja në Tiranë bie nga ballkoni dhe vdes

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 24 December 2022

Një 77-vjeçare është rrëzuar nga kati i dytë i ballkonit të banesës dhe ka humbur jetën.

Sipas policisë, 77-vjeçarja H.Ç dyshohet se ishte duke larë xhamat në banesën e saj kur është rrëzuar.

Ajo është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës ku ka humbur jetën.

-Advertisement-

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër Moisiu.”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera