Lajme

Putin e dekoron ambasadorin rus në Beograd që po e mban Vuçiqin në kursin prorus

Autori: Gazeta inFokus 17:19 | 23 December 2022

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin e  ka dekoruar Ambasadorin e Rusisë në Beograd Alexander Botshan-Kharchenko me Urdhrin e Alexander Nevskyyt

Putin ka  nënshkruar një dekret për dhënien e Urdhrit të Alexander Nevsky ambasadorit rus në Serbi, Alexander Botshan-Kharchenko.

Botshan-Kharchenko është dekoruar për “meritë në realizimin e kursit të politikës së jashtme të Federatës Ruse dhe shërbim shumëvjeçar diplomatik të ndërgjegjshëm”.

-Advertisement-

Urdhri i Alexandër Nevskyt u jepet qytetarëve të Rusisë që kryejnë funksione në shërbimin civil, “për merita të veçanta personale për atdheun, shërbimin afatgjatë të ndërgjegjshëm dhe rezultatet e larta të arritura gjatë kryerjes së detyrave zyrtare, si dhe forcimin e autoritetit ndërkombëtar të Rusisë”.

Botsan -Kharchenko është emëruar ambasador i Rusisë  në Beograd para tre vitesh. Vitin e fundit ai ka pasur shumë takime me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe duket se me sukses ia ka dalë ta mbajë në kursin prorus duke e bindur që të mos I vëjë sanskione Rusisë në linjë me BE’në për shkak të agresionit në Ukrainë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera