“Topi i Artë”, përplasja e radhës për Messi-n dhe Mbappe-n
Autori: Gazeta inFokus
10:10 | 20 December 2022
Të shënosh 3 gola në një finale të Kupës së Botës, të tregohesh i saktë edhe në goditjen e penalltive, e në fund të mos jesh fitues i botërorit ishte e paimagjinueshme, deri në momentin që diçka të tillë e përjetoi Mbappe. Fitimi i “Këpucës së Artë” të botërorit, është një ngushëllim që nuk mjafton për 23-vjeçarin i cili bëri gjithçka për të fituar kupën e dytë të botës, por në fund iu desh që të shikonte Argjentinën e veçanërisht Messin që të festonte.
Nuk duhej shumë për të kuptuar që “dashuria” mes Messit dhe Mbappe nuk është aq sa ata e deklarojnë. Në fushën e lojës ishte një betejë e ashpër, një sfidë e cila dukej në çdo moment kur njëri-prej tyre shënonte. Në një finale çdokush do të fitonte, por ftohtësia e Mbappe dhe Messit nuk mund të kalonte pa u vënë re.
Mbape nuk e kishte presionin e triumfit, pasi e arriti këtë sukses në 2018, ndryshe nga Messi që donte me çdo kusht ta fitonte. Në finale të dy ishin protagonistë absolut, por në fund energjia e Mbappe nuk e mundi dot dëshirën e Messit.
Pas finales, të dy do të takohen përsëri tek PSG aty ku do të kërkojnë që tani sëbashku të fitojnë gjithçka, por në mes do të ketë një tjetër përballje mes tyre, Topi i Artë. Mbappe bëri gjithçka siç duhet në aspektin individual, ndërsa në anën tjetër Messi arriti trofeun. Rrjedhimisht të dy do të jenë kandiat për triumfin më të rëndësishëm individual. Tani, situata përmbyset, Mbappe kërkon të parin, ndërsa Messi të tetin.
Për të arritur tek “Topi i Artë” sigurisht do të peshojë dhe ajo çka do të bëjnë tek PSG, tani si shokë skuadre. Champions është i lakmueshëm për të dy, ashtu dhe trofetë e tjerë në Francë, por harmonia e tyre në fushë do të thotë shumë.
12 vite mes Mbappe dhe Messi bëjnë diferencën, me francezin i cili me gjasa do të jetë pasuesi i argjentinasit në rangun e të mirëve, por me dallimin në kohën që ai luan, pasi për historinë do i duhet që të afrohet e të tentojë të thyejë rekordet e numrat e “pleshtit”.

T� tjera
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...
-
Nëntori i gjen bashkë, Kurti me Kasamin e Mexhitin diskutojnë projektet e përbashkëta
Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami ka mirëpritur në takim kryeministrin e Koso...
-
“Foto e ditës”, Rama në mesin e figurave kryesore të Kongresit të Manastirit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë një foto të veçantë në Ditën e A...
-
“Bërtet kapeni hajnin, por vetë është hajni”, Ukshini godet BE-në për Gjykatën Speciale
Historiani Sylë Ukshini e ka cilësuar si hajdute Bashkimin Evropian. Kjo p...
-
E djathta britanike distancohet nga Trump pasi e quajti Putinin “mik”
Zëvendëslideri i Reform UK e quan udhëheqësin rus “një diktator vrasës”, pasi...
-
Macron paralajmëron për një nivel të ri agresioni të Rusisë në Europë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel të ri a...
-
Paralajmërohen gjoba për qarkullim jashtë rrugëve të lejuara në Bjeshkët e Nemuna
Inspektorati i Natyrës, në bashkëpunim me rojet e natyrës të Drejtorisë Admin...
-
Arrestohet një person në Gjilan, Prokuroria: Mblodhi afro 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia
Një person me inicialet E.A. është arrestuar mbrëmë rreth orës 22:00 në Gjila...
-
U mbajt për herë të parë në Kosovë, përmbyllet me sukses “European Defense Tech Hackathon”
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka bërë të ditur se pas tre ditësh me ak...

































