‘Po mendon me luftu në FB’, ‘zëdhënës i opozitës’: Shkrimi i Sveçlës për protestën e djeshme irriton qytetarët
Autori: Gazeta inFokus 13:39 | 19 December 2022
Në orët e vona të së dielës, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do të dilte me një shkrim rreth protestës që u mbajt pranë kufirit Kosovë-Serbi, më konkretisht te pika kufitare në Jarinjë. Derisa pretendonte se akterë të Rusisë e Serbisë e të grupeve “famëkeqe” kanë hyrë në territorin e shtetit kosovar, qytetarët duket se u irrituan. Çka i thanë ata ministrit?
Në një shkrim të publikuar mbrëmë në Facebook, Sveçla e quajti “episodë të nivelit të luftës hibride serbo-ruse”, protestën e mbajtur dje në pranë pikës kufitare në Jarinje.
“Ditët e fundit, aktorë të tjerë shtetërore e joshtetërorë të këtyre dy vendeve, që janë të vetmet, që nga Lufta e Dyte Boterore, që ndëzën luftëra në Evropë, kanë hyrë brenda territorit të Kosovës dhe ende gjenden këtu.” – shkroi ai.
Ishte pikërisht kjo, pjesa e postimit të Sveçles që duket se i nervozoi qytetarët përdorues të rrjetit social Facebook.
Çka i thanë ata?
“Atëherë, a nuk është i mundur arrestimi i tyre?” – ka qenë pyetja e parashtruar nga një qytetar me inicialet D.M.
Një tjetër, K.K, duke komentuar poshtë postimit të ministrit Sveçla, pretendoi se shërbimi i intelegjencës ka dështuar, shkruan Nacionale.
“Suksese Juve, por pasi që Mitrovicën e keni nën mbikqyrje atherë pastroje nga maskat dhe bandat atë pjesë, e jo vetëm nga ato, por krejt të këqijat dhe padrejtësit duke filluar nga shmangia e tatimit, paguarja e rrymës, kthimi i pronave të uzurpuara nga shkijet e deri te ndërtimet pa leje, bile edhe për Rakiçin mund të mbledhni mjaft dëshmi që t’i vihen prangat.” – kjo ishte kërkesa që qytetari me inicialet S.C, ia bëri ministrit Sveçla.
Ndërkaq, dikush, po pretendon se ministri mendon që t’i luftojë kriminelët përmes rrjeteve sociale, Facebook e Instagram.
“Minister” ti je per me marre vendime, nese i ke keto informata pse nuk merre aksion, por mendon me i luftu kriminelet me facebook e Instagram.” – ka shkruar një qytetar tjetër.
Dikush, po vlerëson se Sveçla, po sillet edhe si “zëdhënës i Opozitës”.
Një person tjetër e ka bërë një pretendim mjaft shqetësues, duke thënë se Natën e Krishtlindjes, këto grupe “mund të sulmojnë pikat kufitare”.
“Nata e Krishtlindjes (kup.nderrimi i viteve) do te jete nata kur keto grupe, per te cilat kam shkru disa here kohe me pare, (e per cka jam komentu rende nga paramilitaret tuaj te facebook-ut), eshte me rrezik se mund te sulmojne pikat kufitare dhe poashtu te provokojne nje perballje te armatosur, çka do te shkaktonte stituate shume te rende per shqiptaret andej por edhe per pjesen veriore te Mitrovices ne kuptimin politik e te sigurise.” – ka shkruar ai.
Krejt çka ndodhi dje
Rreth orës 13:00, dhjetra serbë u mblodhën pranë pikës kufitare me Kosovën në Jarinjë, derisa në anën tjetër, qëndronin trupat e KFOR-it.
Të njëjtit, ndodheshin aty nën pretendimet “për ta zhbllokuar kalimin e serbëve nga Kosova”, derisa mbanin në duar pankartat si: “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “S’ka dorëzim të Kosovës”.
“Marrëveshja e Bruskelit.” – kështu thuhej në një prej pankartave, e cila do të digjej më pas nga të njëjtit protestues.
Pas këtij veprimi, ata ekspozuan edhe hartën e Kosovës, brenda së cilës ilustrohej flamuri i Serbisë.
Serbët që po protestonin në një pikë u dëgjuan edhe duke brohoritur kundër NATO-s.
“FUCK NATO.” – brohorisnin të njëjtit, derisa trupat e KFOR-it po qëndronin pak metra më larg. (dëgjohen nga minuta 01:05:50 sipas pamjeve të SRBIN.INFO)
Por këto brohoritje nuk zgjatën shumë, madje për të mos thënë as një minutë. Të njëjtit, u heshtën shumë shpejt.
Pak më vonë, situata eskaloi. Protestuesit vrapuan për të kaluar kordonin e Policisë së Serbisë, për të kaluar andej kufirit, pra në Kosovë.
Kjo e tensionoi pak situatën, derisa pati edhe një përleshje mes protestuesëve dhe policisë. Në prapavijë, sipas pamjeve direkte u dëgjua edhe një shpërthim, ndonëse nuk dihet se çfarë ndodhi konkretisht në atë pjesë.
Po ashtu, Policia e Serbisë gjatë protestës arrestoi një person, i cili u lirua me t’u shpërndarë turma.
Të tjera
-
Tri ministritë që prijnë me raste të korrupsionit
Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëv...
-
Berisha: SPAK-u organizatë kriminale, masa e sigurisë do të më shtojë votat si Donald Trumpi
Sali Berisha u paraqit paraditen e së hënës në ambientet e SPAK-ut për ta zba...
-
KMDLNj: Presidentja dhe Kryeministri i Kosovës, nuk treguan as interesimin më të vogël për t’i vizituar të arrestuarit në Hagë
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka reaguar ashpër...
-
Specialja edhe këtë javë në pushim, seancat fillojnë javën tjetër
Dhomat e Specializuara të Kosovës (Specialja), me seli në Hagë, edhe këtë jav...
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” fton të gjithë shqiptarët: Me 15 janar, të ndizen qirinj në cilindo shtet që jetoni
Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” ka ftuar të gjithë shqiptarët që m...
-
Përditësohen të dhënat- pritjet në Merdar po zgjasin më shumë se tri orë
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka përditësuar të dhënat mbi pritjet ...
-
Shpërthimi i fisheḳzjarreve në Prizren: 25-vjeçari në gjendje të rëndë (PAMJE)
Viti i ri nuk nisi mirë në Prizren, pasi një pikë shitjeje e mjeteve pirotekn...
-
Ende e pa certifikuar por Lista Serbe merr pjesë në tërheqje të shortit për zgjedhjet e 9 shkurtit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në ora 11:00 pritet ta tërheqë shortin për...
-
Një i vdekur e 34 të lënduar nga aksidentet që ndodhën javën e kaluar në rajonin e Ferizajt
Policia në Ferizaj ka njoftuar se javën e kaluar kanë ndodhur 66 aksidente tr...
-
Lirimi i Dakajt nga burgu i Serbisë, avokati: Qeveria aspak mbështetëse ndaj tij
Avokati Xhevdet Smakiqi ka shkuar për vizitë tek Hasan Dakajt, pas lirimit të...
-
Policia i shkuan në banes për shkak të zhurmës së madhe, burri në Fushë Kosovë i sụlmon ata
Një burrë në Fushë Kosovë është dërguar në mbajtje pasi sulmoi zyrtarët polic...
-
Burri në Rahovec raporton se dikush ia vodhi një çantë nga vetura, aty kishte para dhe “një orë të shtrenjë zvicerane”
Një person në Rahovec ka raportuar se dikush ia ka hapur veturën dhe aty kanë...