Sport

Përjetësimi i “G.O.A.T”, shifrat mundin Pelenë dhe Maradonën

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 19 December 2022

Leo Messi, tani nuk i mungon më asgjë. Kupa e Botës është trofeu më i shumëpritur për 35-vjeçarin dhe më në fund ai i gëzohet kupës që e përjetëson atë në majën e botës së futbollit. Askush nuk e diskutonte se kapiteni i Argjentinës ishte nga më të mirët e historisë së futbollit, por mungesa e medaljes së kampionit të botës do e bënte të paplotë statusin e tij.

Messi ka fituar mbi 90 trofe me Barcelonën, PSG-në, Argjentinën dhe në mënyrë individuale. Shifra të çmendura, por suksesi i 18-të dhjetorit së paku për Messin është më i rëndësishmi, diçka që vetë ai e ka pranuar pas ndeshjes. “Pleshti” në palmaresin e tij numëron me qindra çmime e rekorde, e me dhjetra trofe të cilat tani e vënë padiksutim në majën më të madhe të botës.

Pele, Maradona apo Messi? Vlerësimi për këdo është individual, me krahasimin e epokave që lë vend për interpretim, por në gjuhën e shifrave Messi përmbylli me Kupën e Botës një galeri të pasur ku shifrat i japin të drejtë të jetë kandidat e ndoshta favorit për më të mirin e historisë së futbollit të të gjitha kohërave. Në garën e fundit për “Topin e Artë”, Messi nuk figuronte as mes 30 kandidatëve, por koha tregon se “pleshti” është ende aty, pretendent për ta dërguar në 8 numrin e “Topave të Artë” shifër që do të ishte gati e paimagjinueshme për t’u arritur.

-Advertisement-

E ardhmja e Messit, cilado qoftë ajo nuk do të ndryshojë më asgjë për të, pasi shifrat nuk mund të zhbëhen dhe gjasat janë që Messi të rrisë numrat në favor të tij, por oreksi vjen duke ngrënë e një Champions me PSG-në e një tjetër Top i Artë mund të jenë objektivat e Messit, për të nisur më pas numërimin mbrapsht të sezoneve të fundit të karrierës.

Gjithçka në duart e Messit, pasi me këmbë nuk ka çfarë të arrijë më. A është më i miri i të mirëve të historisë së futbollit? Çdokush bën vlerësimin e tij individual, por shifrat thonë emrin e “pleshtit”.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy