Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE dhe kërkesa e Serbisë për ushtrinë – flet Petrisch
Autori: Gazeta inFokus 16:45 | 16 December 2022
Emisari i dikurshëm Bashkimit Evropian për Kosovën, austriak Wolfgang Petrisch, ka komentuar për mediat në Beograd rreth kërkesës serbe për kthimin e ushtarëve të tyre në Kosovë.
Ai ka thënë se është më e rëndësishme që KFOR-i të marrë përsipër detyrën e tij, të garantojë sigurinë dhe në këtë mënyrë të parandalojë përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës në Kosovë.
Petriç thekson se detyra e KFOR-it është të kujdeset për qetësimin e situatës.
“Tani është e rëndësishme që KFOR të marrë përsipër detyrën e tij dhe të rivendosë sigurinë, duke parandaluar kështu përshkallëzimin e mëtejshëm. Detyra e KFOR-it është të kujdeset për rivendosjen e paqes”, tha Petrich për Kosova Online.
Ai thekson se është KFOR ai që duhet të diskutojë për Rezolutën 1244, por që tani më e rëndësishme është të mendohet se si mund të ofrohet siguri për të gjithë qytetarët e veriut të Kosovës, sepse ky është roli kyç i forcës ndërkombëtare.
“Është e qartë se KFOR duhet ta diskutojë këtë me Beogradin. Unë e di që kjo tashmë po ndodhë,” shtoi PetrischI pyetur për dorëzimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në BE, ai thotë se një kërkesë të tillë mund ta paraqesë kushdo dhe se sigurisht që do të analizohet në detaje dhe se do të duhet pak kohë derisa Kosova të marrë përgjigje.
Diplomati austriak thekson se është në interes të Kosovës, nëse vërtet dëshiron të shkojë drejt anëtarësimit në BE, t’i trajtojë vlerat e Unionit në mënyrë konstruktive. Kjo para së gjithash, sipas tij, nënkupton zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.
“Prioritet duhet të jetë marrja me Asociacionin e Komunave Serbe, themelimi i të cilit është arritur në vitin 2013. Prishtina duhet të krijojë një model të ndershëm se si mund të duket,” ka thënë ai.
Ai ka vlerësuar se situata është e rrezikshme, por përshtypja e tij është se BE dhe SHBA janë të gatshme të punojnë aktivisht për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.
Të tjera
-
Haradinaj takohet me Latimer: Fola për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, ë...
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...