Emmerson: Ka shumë redaktime për një dëshmitar të rëndësishëm
Autori: Gazeta inFokus 16:00 | 16 December 2022
Redaktimet e shumta për një dëshmitar që konsiderohet i rëndësishëm po vështirësojnë hetimet e mbrojtjes së Kadri Veselit. Këtë çështje e ka ngritur në konferencën mbi ecurinë e çështjes ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, avokati Ben Emmerson.
Ai ka theksuar se mbrojtja ka nevojë të përgatitet për këtë dëshmitar por sipas tij, Zyra e Prokurorit të Specializuar po përpiqet të përdorë kohën më të shkurt të mundshme për ta sjellë atë në gjykatë për të dhënë dëshmi.
Emmerson ka thënë se në aktakuzë ka shumë redaktime për dëshmitari në fjalë, si dhe provat mbështetëse për të janë shumë të redaktuara për mbrojtjen.
“Është një dëshmitar i cili prek ndjeshëm, ka shumë redaktime në aktakuzë për këtë dëshmitar, dhe provat mbështetëse për këtë dëshmitar janë po ashtu shumë të redaktuara sa i takon pjesës së mbrojtjes. Tani meqë redaktimet në prova përkojnë me pothuajse të tëra redaktimet në aktakuzë, dhe nuk është çudi të them tani se dëshmitari është i vetmi ose dëshmitari kryesor që flet për këtë pikë. Ne nuk e dimë çfarë është kjo pikë, por çfarë dimë ne nga çfarë është nxjerrë deri tani, është një pretendim i drejtpërdrejt kundrejt të dy të akuzuarve, njeri klienti im”, ka thënë ai.
Ai ka theksuar nevojën e mbrojtjes për të pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur për këtë dëshmitar.
“Ky është një dëshmitar i rëndësishëm që në varësi të asaj që pretendon ky është një dëshmitar që mbrojtja duhet të përgatitet për këtë dëshmitar, në varësi të asaj çka thotë ky dëshmitar. Ne nuk e dimë datën, nuk e dimë as vendin, dhe nuk e dimë as detajet lidhur me ketë pretendim të ngritur tani.
Për këtë, turpi gjykues ka pyetur prokurorinë se kur do të ftohet ky dëshmitar dhe nëse mund të shtyhet deklarata e tij për t’i japur kohë mbrojtjes të përgatitet.
E sipas prokurorisë, dëshmitari në fjalë ka nevojë për masa mbrojtëse sepse sipas tyre është i rrezikuar nga ndërhyrjet.
Prokuroria ka deklaruar se është shumë e rëndësishme që turpi gjykues të dëgjojë dëshminë e këtij dëshmitari qysh në fillim të gjykimit.
Pas kësaj, avokati Emmerson ka thënë se po ju mbetet pak kohë për të hetuar.
“Nuk po kritikoj por pasoja ose ajo që po përpiqet të bëjë prokuroria është të përdorë kohën më të shkurtë të mundshme”, ka thënë ai.
Në këtë seancë, kryetari i turpit gjykues, Charles L. Smith bëri të ditur se ka planifikuar që më 1 mars 2023 të fillohet me deklaratat hyrëse por për këtë mbrojtja e kërkoi fundin e marsit.
Ai ka deklaruar se planifikojnë urdhër për heqjen e të gjithë redaktimeve në aktakuzë deri në fund të muajit janar 2023.
Smith ka hënë se ndonëse shumë prej redaktimeve në materialet provuese që janë nxjerrë e që Zyra e Prokurorit të Specializuar synon t’i përdorë mund të kenë qenë të domosdoshme në fazat e para të procesit, por sipas tij shumë prej tyre tani mund të jenë të panevojshme dhe mund të jenë pengesë për zhvillim efikas të gjykimit.
Aktakuza ndaj Thaçit dhe të tjerëve lidhur me pretendimin për krime lufte, është konfirmuar më 26 tetor 2020 ndërsa në paraqitjet e tyre të para në Dhomat e Specializuara në Hagë ata janë deklaruar të pafajshëm.
Ata po qëndrojnë në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.
Më 29 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar ka dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit ku pretendon se të akuzuarit kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë e Semetishtë. Konferenca përgatitore për gjykimin do të mbahet më 18 janar 2023.
Të tjera
-
Haradinaj takohet me Latimer: Fola për rëndësinë e rrugëtimit dhe anëtarësimit të Kosovës në NATO
Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj i cili po qëndron për vizitë në ShBA, ë...
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...