Fjalimi i Haradinajt në 2015 kundër Gjykatës Speciale: A e dini që sot e kësaj dite ne shkojmë deri në Merdare me prit eshtna
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 16 December 2022
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, kishte dalur hapur kundër Gjykatës Speciale në vitin 2015. Në një fjalim të tij atëkohë, Haradinaj e kundërshtonte hapur krijimin e kësaj gjykate, teksa bënte thirrje që kjo gjykatë të mos votohej.
“Ne jemi për ligj, ne jemi që t’i shqyrtojmë të gjitha dyshimet, ne nuk jemi kundër hetimeve që kanë ndodhur e që mund të ndodhin në të ardhmen dhe dojmë me i ballafaqu krejt ata që kanë kry çkado që kanë kry, kundër kujdo qoftë, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, por nuk mujmë me vazhdu me qenë monstrum. Duhet me ndodh në Kosovë, me ligje të Kosovës, Qeveria e Kosovës ishte dashtë sot me i nda këto amandamente, me i marrë prapa, me ba një ofertë për bashkësinë ndërkombëtare me thanë urdhëroni, do ta bëjmë në Kosovë gjykatën, dojmë me e ba vetë edhe ndonjë ekspert nëse na sillni, nuk jemi kundër, Gjyqtar, prokuror do t’i bëjmë në bazë të ligjeve, në procedura të rregullta, me shqyrtu krejt. Me i shqyrtu të gjitha krimet e supozuara”, ka thënë Haradinaj gjatë këtij fjalimi.
Ndër tjerash ai flet edhe për eshtrat e të zhdukurve dhe bën thirrje që kjo gjykatë të mos votohet.
“A e dini që sot e kësaj dite ne shkojmë deri në Merdare me prit eshtna? Rezultat i kësaj, Aleanca nuk e voton këtë Gjykatë. I bëj thirrje deputetëve mos e votoni, nuk duhet me e votu këtë Gjykatë”, thuhet në fjalimin e kreut të AAK-së.
VIDEO:
Të tjera
-
Haliti: Për fajet e Kurtit jemi nën sanksione, nuk do të hiqen deri pas zgjedhjeve
Zëvendëskryesuesi i Komisionit parlamentar të Punëve të Jashtme nga radhët e ...
-
Gjykimi ndaj Zoran Vukotiqit vazhdoi edhe sot i mbyllur për publikun
Edhe seanca e së martës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndaj të akuzuarit...
-
Albin Kurti në Suharekë takon Shkurte Fejzën, i dhuron lule për ditëlindje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka takuar këngëtaren e njohur, Shkurte Fe...
-
Taravari: Pagat në shëndetësi do të bëhen më të lartat në historinë e RMV-së
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut, dhe njëri nga liderët e VLEN-i...
-
KQZ-ja tregon se sa votues jashtë Kosovës kanë aplikuar deri tani
Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Ko...
-
“Trepça” largon përkohësisht nga puna edhe një punëtor tjetër, kreu shkelje të rëndë të detyrave të punës
Ndërmarrja publike “Trepça” ka njoftuar se sot ka larguar përkohësisht nga pu...
-
Shtyhet seanca e “gazit lotsjellës”
Seanca e shqyrtimit fillestar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në Kuv...
-
“Nuk mund të mbaj unë përgjegjësi për shpenzimet e ish-gruas dhe ish-vjehrrës”, Meta mbrohet në Gjykatë
Ndërsa sot pritet të caktohet masa e sigurisë ndaj ish-presidentit Ilir Meta,...
-
BE mblidhet në Bruksel: “Kujdes kush mbështet Rusinë”, shënjestrohet Kina!
Ministrat e jashtëm të BE-së u mblodhën në Bruksel me në fokus luftën e Ukrai...
-
Miftaraj: Osmani i tregoi Qeverisë e Kuvendit se s’dinë të hartojnë ligje
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka nxjerrë vendim, me të cilin e ka kthye...
-
Kurti: Historikisht, rinia ishte nismëtare e vendimeve dhe kthesave të mëdha
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se historikisht, rinia...
-
Limaj prezanton edhe një kandidat për deputet, është një ish-Ministër
Ish-ministri i Ambientit, Fatmir Matoshi, është prezantuar si kandidat për de...