Liburn Aliu pas dënimit të Salih Mustafës: Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri
Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 16 December 2022
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa mori dënim të pamerituar, shkruan Gazeta Infokus.
Dënimin ndaj komandant “Calit”, Aliu e quajti padrejtësi ndaj gjithë kombit shqiptar.
Ministri i LVV-së, kërkoi lirimin e Mustafës, të cilin e quajti çlirimtar që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri.
Gjithashtu, ai përmendi faktin që partia e tij e ka kundështuar formimin e Gjykatës Speciale.
“Sot mori një dënim të rëndë dhe të pamerituar ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – Cali, i cili luftoi për çlirimin e vendit nga pushtimi serb. Ne kemi qenë kundër Gjykatës Speciale kur themelimi i saj u propozua në Kuvend atëherë, dhe sot po kuptohet, fatkeqësisht, se kishim të drejtë. Plot 26 vite dënim, për njeriun i cili i doli në mbrojtje vendit të tij. Kjo është një padrejtësi e madhe ndaj gjithë kombit tonë.
Lavdi luftës së pastër e të shenjtë të UÇK-së!
Liri për çlirimtarin, që gjithë jetën e tij e vuri në shërbim të luftës për liri! Liri për komandant Calin!”, ka shkruar ai në Facebook.
Të premten Gjykata Speciale dënoi Salih Mustafën me 26 vjet burgim./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Nesër konferenca për rastin e Liridona Ademajt, merr pjesë edhe vëllai i saj
Nesër Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konfere...
-
“Vetëm me një emër tjetër”, familjarët e të pagjeturve s’kanë pritje nga takimi në Bruksel
Komisioni i përbashkët për personat e zhdukur në luftën e fundit në Kosovë do...
-
Dervishaj: Kosova mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Shah...
-
Xhemaili drejtuar Kurtit: Klubi yt mafioz do të përfundojë mbrapa grilave
Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Kushtrim Xhemaili,...
-
Jeta Rafuna: Prishtina meriton zhvillim, transformim dhe jo bllokada, e ne e kemi vizionin dhe përkushtimin për ta bërë realitet
Jeta Rafuna kandidatja për deputete nga Lidhja Demokratike e Kosovës, me numë...
-
Themelorja refuzon kërkesat e mbrojtjes së tre të akuzuarve serbë, konfirmon aktakuzën në rastin “Banjska”
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë aktvendim me të cilin ka refuzuar si ...
-
Ministri britanik: Kam folur me Kurtin, Kosova dhe Serbia të angazhohen në dialog konstruktiv
Deputeti laburist, Paul Foster, i cili ishte për vizitë në Kosovë në mes të n...
-
Aksident mes tri automjeteve në rrugën Prishtinë- Fushë Kosovë, një i lënduar
Një aksident trafiku mes tri automjeteve ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë- ...
-
Kërkohet paraburgim ndaj një të dyshuari për vrạsje në tentativë në Gjilan
Prokuroria në Gjilan ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të ...
-
Rrezarta Krasniqi: Sot ndamë momente të veçanta me veprimtarin e kahmotshëm të LDK-së, Osman Rashica
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, po vazhdon tak...
-
Biden: Amerika “u bë më e fortë” falë politikës sonë të jashtme
Presidenti Joe Biden parashtroi parimet e tij lidhur me politikën e jashtme, ...
-
Kryeministri Kurti takohet me William Walker, flasin për librin për Reçakun
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka takuar ish-shefin e Misionit Verifikue...