Sport

Infantino konfirmon se Kupa e Botës për Klube do të nisë në vitin 2025

Autori: Gazeta inFokus 13:04 | 16 December 2022

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka njoftuar për krijimin e një Botërori të ri për Klube, që do të luhet çdo katër vjet, me 32 ekipe.

Edicioni i parë do të jetë në vitin 2025, me vendin nikoqir që mbetet ende për t’u përcaktuar.

“Kupa e re e Botës për Klube për meshkuj do të zhvillohet në vitin 2025 dhe do të ketë 32 ekipe”, tha Infantino në një konferencë shtypi në Doha

-Advertisement-

“Turneu me 32 ekipe do të vazhdojë, duke e bërë atë si një Kupë Bote”, shtoi i pari i FIFA-s.

Infantino deklaroi gjithashtu se do të ketë Kupën e Botës për Klube edhe për femra, me detaje për formatin, datën dhe numrin e pjesëmarrësve që do të përcaktohen më vonë.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy