Ish-këshilltari i Thaçit: Gënjeshtrat e Borrellit vërtetojnë politizimin e gjyqit kundër krerëve të UÇK-së
Autori: Gazeta inFokus 15:04 | 14 December 2022
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka reaguar ndaj Përfaqësuesit të Lartë të diplomacisë për BE, Josep Borrell, për deklaratat e tij për lidhur me Thaçin.
Behrami është shprehur se deklaratat e Borrellit e dëshmojnë dhe një herë politizimin e skajshëm të procesit gjyqësor, me të cilin po mundohen të krijojnë një balancë artificiale ndërmjet viktimave dhe agresorit.
Në një shkrim në Facebook, Behrami i ka quajtur “gënjeshtra skandaloze”, deklaratat e Borrelit dhe ka thënë se e vërtetojnë politizimin e procesit gjyqësor kundër ish-krerëve të UÇK-së.
Tutje, ka përmendur disa çështje për ta qartësuar deklaratën e tij.
“Fillimisht, presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje si President i Republikës së Kosovës për t’u përballur me akuzat kundër tij. Ai asnjëherë nuk është arrestuar, por është vetëdorëzuar!
Pra, është vetëdorëzuar, pasi ka dhënë dorëheqje. Ai nuk është duke u mbajtur në Amsterdam, por në Sheveningen të Hagës. Por, sa për dijeni të z. Borrell, Dhomat e Specializuara nuk janë mekanizëm i BE-së, por i Kosovës. Ndoshta ai e ka pasur fjalën për Prokurorinë, e cila është shndërruar në mekanizëm të BE-së për shantazh ndaj Kosovës dhe për ndryshim të historinë së Kosovës. Ligjërisht, as Prokuroria nuk është mekanizim i BE-së, por praktikisht po.”, ka shkruar Behrami.
Të tjera
-
Arrestohet i dyshuari i dytë e dorëzon veturën e vjedhur në Ferizaj
Policia sot e ka arrestuar F.D. i dyshuar për vjedhjen e një veturë të tipit ...
-
Haradinaj viziton policët te pika kufitare ku u afruan forcat serbe
Daut Haradinaj sot ka qenë në një prej pikave kufitare të Republikës së Kosov...
-
Nuk e trajtoi për afër 12 vjet, prokurori thotë se nuk i kujtohet rasti
Besnik Krasniqi, dyshohej se kishte plagosur me pushkë 60-vjeçarin H.B në vit...
-
Dy të arrestuar për vjedhjen e një BMW-je X6 në Ferizaj
Policia e Kosovës të shtunën ka njoftuar për arrestimin e dy personave që...
-
Bedri Hamza në Lipjan: Po bashkohemi për ta bërë Kosovën më të mirë, më të zhvilluar
Kandidati për kryeministër i PDK-së, Bedri Hamza, është kthyer nga Franca dhe...
-
Tatimi në pronë, Rukiqi: Qeveria e majtë synon zhvatjen e milionave të qytetarëve dhe bizneseve
Zyrtari i LDK-së, Berat Rukiqi thotë se Qeveria Kurti është anti-biznes dhe a...
-
“Prej A deri në Zh po realizohen pikat strategjike të Serbisë” – “Shpërthimi” i Fatos Aliut, bashkëthemeluesit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili e kritikon edhe vëllanë, Liburn Aliu
Fatos Aliu ka gati një dekadë që i ka ndarë përfundimisht rrugët me Lëvizjen ...
-
Bajqinovci: Edhe Isa Mustafa e pranoi se Kurti lụftoi kundër bandave në veri, opozita po e refuzon këtë realitet të ri
Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci ka thënë se ish-kryetari i LDK-së, Is...
-
Kuvendi pa kourum, mbi 50 projektligje rrezikojnë të kthehen në pikën zero
Në rast se mazhoranca nuk arrin të sigurojë kuorumin e nevojshëm deri në përf...
-
Ministri Vengu: Po e rijetësojmë industrinë ushtarake – në këtë proces edhe Kosova duhet të gjejë veten
Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Pirro Vengu, ka thënë se në takimet brenda...
-
Kurti viziton kompanitë vendore, pjesëmarrëse në panairin “Sial” në Paris
Mes 7500 ekspozuesve prej 125 shteteve nga mbarë bota, Kryeministri i Republi...
-
Kthimi i emigrantëve që qëndruan tri ditë në Shqipëri, mediat italiane: Janë të frikësuar dhe të tronditur
12 emigrantët nga Afrika, të cilët larguan sot nga Gjadri pas vendimit të Gjy...