Lajme

Edi Rama: Nga janari, mbi 140 mjekë specialistë iu shtuan Shqipërisë

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 13 December 2022

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka treguar se nga janari i këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore spitaleve të Shqipërisë, shkruan Gazeta Infokus.

Ai përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se këta janë studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug.

“MIRËMËNGJES dhe me lajmin e mirë se prej janarit të këtij viti, mbi 140 mjekë specialistë i janë shtuar ekipeve mjekësore në spitalet tona, pjesë e skuadrës prej 314 mjekëve të rinj, studente e studentë të shkëlqyer të Universitetit të Mjekësisë, që me gatishmëri e përkushtim janë punësuar këtë vit në qendra shëndetësore dhe spitale nga veriu në jug, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Më poshtë gjeni postimin e tij të plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera