Lajme

Kosova për më shumë se dy muaj pa ministër të Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 09 December 2022

Tash e dy muaj Kosova ka mbetur pa ministër të Shëndetësisë, pas dhënies dorëheqje të ministrit Rifat Latifi. Emrat e përfolur për këtë pozitë nuk kanë dhënë ndonjë detaj.

Problemeve shumëvjeçare të sektorit të shëndetësisë i është bashkangjitur edhe mungesa e ministrit të këtij institucioni.  Pavarësisht se ky sektor radhitet si prioritet, nga 6 tetori, kur u dorëhoq ish-ministri Rifat Latifi, ky dikaster është me ushtrues detyre.

Por, vetëm dy javë para dorëheqjes së Latifit, qeveria kishte themeluar Komisionin ekzekutiv të shëndetësisë që udhëhiqet nga kryeministri Albin Kurti. Edhe pas dy muajsh, ende nuk ka emër që do ta udhëheqë këtë ministri.

-Advertisement-

Derisa ushtruese e detyrës vazhdon të jetë Dafina Gexha Bunjaku, ndër emrat që u përfolën për këtë pozitë janë nga Lista Guxo.

Haxhi Avdyli nuk pranoi të komentojë për këtë çështje.

Ndërkohë, bashkëpartiakja e tij Jeta Statovci tha se janë disa emra brenda listës, por për këtë do të vendosë partneri i koalicionit.

“Jemi 5 deputet dhe 3 janë me bagazh shëndetësorë dhe dy janë në komisionin për shëndetësi dhe unë jam në komisionin për ekonomi por e dimë edhe ndërlidhjen që ka shëndetësia për ekonominë. Mendoj që kemi qenë të qartë në raport me qëndrimin dhe gatishmërinë tonë edhe duke pas parasysh profilet që kemi në partinë guxo dhe kjo mbetet çështje e partnerit në këtë rast karshi këtij”, tha Statovci.

Kritika të vazhdueshme për mosemërimin e ministrit të Shëndetësisë kanë adresuar edhe opozita e shoqëria civile. Sipas tyre, ky sektor asnjëherë nuk ka pasur performancë më të dobët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera