SHBA: Rusia po zgjeron arsenalin e saj bërthamor
Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 09 December 2022
Rusia po zgjeron arsenalin e saj bërthamor, tha të premten Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, në kohën kur presidenti rus Vladimir Putin disa herë ka sugjeruar se ai mund të përdorte armë bërthamore “për të mbrojtur Rusinë”.“Rusia gjithashtu po modernizon dhe zgjeron arsenalin e saj bërthamor”, tha Austin në ceremoninë për komandantin e ri të Komandës Strategjike të SHBA, e cila mbikëqyr arsenalin bërthamor të vendit.
“Derisa Kremlini vazhdon luftën e tij mizore dhe të paprovokuar kundër Ukrainës, e gjithë bota e ka parë Putinin të përfshihet në vringëllimën e papërgjegjshme me armë bërthamore”, shtoi Austin, raporton Reuters.
Presidenti rus Vladimir Putin, më 7 dhjetor, deklaroi se rusët “do të mbrohen me të gjitha mjetet në dispozicion”.
Ai tha se rreziku i një lufte bërthamore po rritet, por se Rusia e sheh arsenalin e saj “si një mjet hakmarrjeje dhe jo që të sulmojë e para”.“Ne i kemi këto mjete në një formë më të avancuar dhe më moderne se çdo vend tjetër bërthamor, por ne nuk do të vrapojmë nëpër botë duke i tundur këto armë si brisk”, tha Putin.
Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, më 24 shkurt, mijëra njerëz janë vrarë, miliona janë zhvendosur, qytete të shumta ukrainase janë shkatërruar, sikurse dhe një pjesë e madhe e infrastrukturës së vendit, ndërkaq ekonomia globale është tronditur.
Të tjera
-
Tre të vdẹkur brenda 24 orëve në Kosovë
Tre persona janë raportuar të vdekur brenda 24 orëve në raportin e policisë. ...
-
Rrjedhja e dokumenteve zbulon fushatën dezinformuese të Rusisë/ Skema si Moska synonte të njolloste Ukrainën dhe qeveritë perëndimore që e mbështesin
Një sasi e madhe e të dhënave që rrodhën nga një fushatë dezinformuese e Rusi...
-
Paketa të dyshimta iu dërguan zyrtarëve zgjedhorë në të gjithë Amerikën
FBI-ja dhe Departamenti Amerikan i Postës po hetojnë paketat e dyshimta të ma...
-
Krasniqi: Kurti propagandën e ka mjeshtri, veriu është instrumentalizuar për qëllime elektorale
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se...
-
Dialogu Kosovë-Serbi, pa takim të përbashkët në Bruksel – çfarë tha Lajçak e Bislimi?
Të martën në Bruksel, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi u takua me Përfaqës...
-
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenja Kos në krye të Komisionit për Zgjerim
Estonezja Kallas do ta udhëheqë dialogun Kosovë-Serbi, sllovenja Kos në krye ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Disa nga ngjarjet e paraljmëruara për sot. Vazhdon procesi gjyqësor në ras...
-
BERZH sot nis linjën e re të kredisë për bankat vendase
Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) sot nis linjën e re të kre...
-
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sanksione të tjera
Cani: Nëse s’plotësohen kërkesat e Gjermanisë e Francës, mund të ketë edhe sa...
-
Moti sot i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se sot do të mbajë mo...
-
E konfirmon Albulena Haxhiu: Ura u diskutua në Bruksel
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi sonte se në Bruksel është f...