Ambasadori gjerman: Pajtohem me Hovenierin, zgjedhjet në veri duhet të shtyhen
Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 09 December 2022
Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se zgjedhjet e jashtëzakonshme në veri duhet të shtyhen, pas incidenteve të fundit atje.
Rohde ka shpërndarë postimin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, ku ai thotë se s’janë kushtet të mbahen zgjedhjet tani.
Rohde ka thënë se pajtohet me këtë që ka thënë Hovenier dhe se është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme mbajtja e zgjedhjeve tani.
“Pajtohem me kolegun tim nga Shtetet e Bashkuara se zgjedhjet duhet të shtyhen. Është e dukshme se me situatën aktuale, nuk është e përshtatshme që ato të mbahen tani”, ka shkruar Rohde.
I agree with my US colleague that the elections should be postponed. It is obvious that the current situation is not conducive to holding them now. https://t.co/hmnsTjOeVt
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) December 9, 2022
Ndryshe, Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se zgjedhjet për pushtetin komunal në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe duhet të shtyhen dhe se për këtë çështje do të diskutojë më udhëheqësit e Kosovës gjatë vizitës së tij në Prishtinë javën që vjen.
Chollet tha për Zërin e Amerikës se Shtetet e Bashkuara mendojnë se “nuk është koha e duhur për zgjedhje duke pasur parasysh ndjeshmërinë e momentit dhe kemi parë dhunë në 24 orët e fundit. Është kohë e tensionuar dhe duam të sigurohemi se ka kushte për të mbajtur zgjedhje të lira dhe të drejta. Kosova është demokraci shumetnike, sikurse Shtetet e Bashkuara. Ne jemi krenar me punën që Shtetet e Bashkuara kanë bërë në këto 20 e ca vjet për ngritjen e demokracisë në Kosovë dhe duam të punojmë për ta mbështetur dhe ruajtur atë. Së këndejmi mendojmë se këto zgjedhje duhet të shtyhen derisa koha të jetë e duhur dhe kur mund të mbahen pa nxitur më shumë joqëndrueshmëri dhe dhunë”.
Të tjera
-
“Nuk ndihem fajtor” Nis seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Andi Pajazitit për vràsjen në Bon Vivant
Sot ka nisur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj Andi Pajazitit i cili është ve...
-
Policia jep detaje për vdekjen e 12 vjeçarit në Malishevë
Një rast i rëndë ka ndodhur të hënën në Malishevë, mesditën e së hënës. Nj...
-
Kasanof: SHBA-ja dëshiron të shohë përparim në dialogun Kosovë-Serbi
Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Alexa...
-
Gruaja e ish-deputetit që vdiq dje: S’di a ta thashë ndonjeherë mjaftueshëm sa të adhuroj, Zoti i merr më të mirët, por ty s’duhej
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gerti Bogdani vdiq të martë...
-
Shpërndante në rrjetet sociale materiale për keqpërdorim seḳṣual të fëmijëve, arrestohet i dyshuari nga Suhareka
Një person është arrestuar në Suharekë, nën dyshimin se ka kryer veprën penal...
-
Kurti ka udhëtuar në Bruksel për drekën e ftuar nga von der Leyen me liderë të Ballkanit Perëndimor
Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar sot për në Bruksel për të marrë pjesë në...
-
Nis gjykimi ndaj Nagip Krasniqit
Sot ka nisur gjykimi ndaj ish kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës...
-
Osmani udhëton në ShBA, do të ketë “takime me liderë botërorë”
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka udhëtuar në New York të Shteteve të Bas...
-
Tragjedi në Has të Shqipërisë, banesa përfshihet nga zjàřři – vdesin nënë e bir
Një ngjarje e rëndë me dy të vdekur është regjistruar në fshatin Nikoliq të H...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot vazhdon procesi gjyqësor nda...
-
Gjyshja i rráh nipat, arrestohet
Një grua është arrestuar në Gjakovë, pasi që dyshohet se i ka rrahur nipat e ...
-
Ish-deputeti Gerti Bogdani përcillet për në banesën e fundit
Ndarja nga jeta e ish-deputetit demokrat Gerti Bogdani ka bërë bashkë politik...