Mos ndoshta do kemi një tjetër histori ‘Bora-Donald’ në ‘Big Brother VIP Kosova’?
Autori: Gazeta inFokus
17:51 | 08 December 2022
Ka kaluar një vit që nga puthja e famshme e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt në “Big Brother VIP Albania” që do e kthente çiftin në qendër të vëmendjes për muaj me radhë.
Puthja u pasua nga një mori ngjarjesh teksa ata vijojnë të jenë dy nga personazhet më të komentuar aktualisht në showbizin shqiptar.
Sot po rikthehemi në eksperiencën e Donaldit në formatin e famshëm jo për të folur rreth historisë së tij, por sepse po marrin një “Deja Vu” nga “Big Brother VIP Kosova” që nisi të hënën për herë të parë në Kosovë.
Mes personazheve të njohura që janë bërë pjesë e tij është edhe Stresi, emri i vërtetë i të cilit është Arkimed Lushaj.
Artisti njihet për natyrën e tij të hapur dhe pa komplekse dhe i tillë është treguar edhe në këtë reality-show deri tani duke folur për shumë tema.
Mirëpo, njëra po merr më shumë vëmendje në mediat sociale: jeta romantike.
Dhe kur flasim për jetën romantike të reperit natyrisht hyn ‘në lojë’ Kejsi, që ka qenë partnerja e reperit për 7 vite.
Stresi e ka përmendur disa herë në këto tre ditë bukuroshen nga e cila është ndarë tre vite më parë.
Ai ka deklaruar se është beqar prej tre vitesh duke pranuar se ka bërë gabime në të shkuarën.
Reperi ka folur me respekt dhe dashuri për Kejsin, duke na risjellë në vëmendje bisedat e Donaldit me banorët për njohjen me Borën.
Edhe aktori zgjodhi të rrëfehej që në ditët e para të formatit për historinë e tij mediatike.
I vetmi ndryshim nga Donaldi, është se Stresi nuk ka një ‘Semi’ pranë tij.
Sigurisht Kejsi nuk ka rrugëtimin e Borës në ekran, por është kthyer në një personazh të njohur në rrjetet sociale ku numëron mijëra ndjekës.
Në një bisedë më banorët Stresi deklaroi se Kejsi është i vetmi person që do e bindte të linte rrugëtimin e tij në “Big Brother”.
“Vetëm po të më vijë ish-gruaja këtu, do kisha dalë nga “Big Brother” direkte.
Harroje që ma mbush mendjen mua dhe harroje që e konkurron atë këtu”– u shpreh Stresi, duke lënë të kuptohet se Kejsi është i vetmi person që mund ta “nxjerrë” nga “BBVK”.
Ndoshta Kejsi nuk ka arsye t’i kërkojë diçka të tillë, por a do shohim hyrjen e saj në shtëpinë e famshme për një takim me reperin?
Edhe ju po mendoni për këtë skenë, apo jo?
Vlen të theksojmë se edhe pse të ndarë dyshja ruan ende një raport të ngushtë.
Ata kanë folur gjithnjë me dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin dhe familjarët e tyre duke thënë se do jenë gjithmonë mirënjohës për atë që kanë kaluar.
“Kurrë s’do ulja dikë që më ka mbajtur në gji.
I jam mirënjohës përjetë.
Por jeta kështu e ka!”- ka deklaruar mes të tjerash Stresi për Kejsin.
Reperi po ashtu ka qenë ‘një fans’ i historisë Bora-Donald duke folur publikisht për lidhjen e tyre.
Ai deklaronte: “Doni opinionin tim? Bora Zemani është mbretëreshë”, duke vlerësuar lidhjen e saj me Donaldin të cilin po ashtu e ka shok.
Paralelet mes tyre janë të shumta dhe na kanë krijuar një lloj Deja Vu-je.
Pas suksesit që pati historia e tyre, nuk do ishte çudi nëse shumë persona përpiqen të rikrijojnë çiftin ‘Bora-Donald’ në një reality-show.
A është ky rasti Stresit? Mbetet për tu parë…”Big Brother VIP Kosova” sapo ka nisur.



T� tjera
-
Plagosja e deputetit me plumb gome, ministri i Mbrojtjes: Të pezullohet menjëherë polici që e qëlloi
Ministri i Punëve të Brendshme i Shqipërisë, Ervin Demo, ka urdhëruar pezulli...
-
Kirgizia krijon akullnaja artificiale për të siguruar ujë
Kulla akulli po ngrihen mbi fshatrat malorë të Kirgizisë dhe mund të jenë çel...
-
Protesta në Tiranë, qytetarët me flamuj në duar nisin marshimin drejt Kryeministrisë
Protestuesit janë mbledhur ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, a...
-
Ambasadori Abbott riafirmon mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për FSK-në
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, Nicholas Abbott, ka marrë pj...
-
“Sot 3 vite që kur na u këput një pjesë e shpirtit, djemtë po rriten pa nënë”, dedikimi i vëllait të Liridonës në përvjetorin e saj
Tre vjet pas vrasjes së Liridona Ademajt, vëllai i saj, Leonard Ademaj, ka nd...
-
Prokuroria tregon si e parandaluan vrasjen e rëndë në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e AKI-në
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se ka parandaluar një vras...
-
Ndalohet personi i tretë i dyshuar për përgatitje të vrasjes së rëndë
Policia e Kosovës ka ndaluar edhe personin e tretë të dyshuar në kuadër të he...
-
Bajrami – Qeverisë: Ku i keni ndërtuar 800km rrugë? Publikojeni listën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami e ka sfiduar Qeve...
-
21 vjet nga vendimi i Hagës kur Fatmir Limaj u shpall i pafajshëm
Më 30 nëntor 2005, Gjykata e Hagës e shpalli të pafajshëm ish-luftëtarin e UÇ...
-
Protesta në ditën e Pavarësisë, Tirana “pushtohet” nga gazi lotsjellës, 47 persona të lënduar
Pas rreth 10 orësh përplasjeje dhe tensionesh të vazhdueshme mes protestuesve...
-
Gjashtë persona kapen nga policia në Kaçanik – çfarë ndodhi pas mosmarrëveshjes në një kafeteri?
Gjashtë persona janë arrestuar në Kaçanik, pasi dyshohet se kanë sulmuar me t...
-
Një person nga Enti Special në Shtime dërgohet pa shenja jete në QKMF
Një person i gjinisë mashkullore është dërguar pa shenja jete në Qendrën Krye...




































