Lajme

Jashari i bën thirrje mazhorancës ta votojnë Trustin

Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 07 December 2022

Projektligji për tërheqjen e 30 përqind të Trustit sot ka kaluar në Kuvend, pas miratimit nga Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere.

Iniciatori për kthimin e kësaj çështje në Kuvend, Adnan Jashari, i cili ishte organizator i një peticioni që mblodhi mijëra nënshkrime, tha se kalimi është një gjë e mirë, dhe se pret nga deputetët që unanimisht të votojnë pro.

“Lajm shumë i mirë Trustit iu dha drita jeshile. Shpresojmë që sikur në Komision, të votohet edhe në Kuvend, të votojnë pro qytetarëve”, tha Jashari për Klankosova.tv.

-Advertisement-

Jashari tha se pas kësaj, ditëve në vijim do të lobojnë që ky projektligj të miratohet.

“Do të lobojmë që në ditët në vijim të ndryshon mendimi i deputetëve që janë skeptikë dhe i bëjmë thirrje edhe mazhorancës që të votojnë pro”, tha ai.

Tutje Jashari tha se nëse Kuvendi prap nuk voton pro këtij projektligji, ata sërish do të përpiqen për këtë çështje, deri në shtjerrje të mundësive.

Sa i përket deklaratës së kryetarit të Komisionit, Armend Muja, i cili tha se ka pranuar ofendime nga anëtarët e grupit pro-Trustit në Facebook, Jashari tha se kjo gjë nuk është bërë nga ai apo dikush që e njeh  në grup.

“Unë asnjëherë nuk kam bërë thirrje për ofendime apo kërcënime, as personalisht e as në grup. Thirrja jonë e vetme ka qenë që të bëhet thirrje për votim të kësaj nisme. Nuk kemi shpërndarë mesazhe kërcënuese. Mesazhet e vetme kanë qenë thirrjet që të votohet Trusti”, tha Jashari.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera