Turqia mirëpret ekstradimin e militantit kurd nga Suedia
Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 05 December 2022
Turqia ka mirëpritur ekstradimin nga Suedia të një militanti të dënuar kurd, por ka sinjalizuar se pret më shumë veprime para se Ankaraja të miratojë aplikimin e Stokholmit për t’iu bashkuar NATO-s.
Ankaraja ka kërkuar që Suedia dhe Finlanda të kenë qëndrim më të ashpër ndaj grupeve kurde që Turqia i konsideron “terroriste”, në këmbim të mbështetjes së këtyre dy shteteve për anëtarësim në NATO.
“Kthimi i terroristit të PKK-së [Partia e Punëtorëve të Kurdistanit] është fillimi i shfaqjes së sinqeritetit [të Suedisë]”, tha për televizionin shtetëror turk, TRT, ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag.
“Shpresojmë që do të ketë ekstradime të tjera”, shtoi ministri turk.
Suedia të premten ekstradoi Mahmut Tat, i cili kërkohej nga Ankaraja për shkak se është pjesë e PPK-së, grup që është i listuar si terrorist nga Ankaraja dhe aleatët e saj perëndimorë.
Tat, që është dënuar me mbi gjashtë vjet burgim nga një gjykatë turke, u largua për në Suedi më 2015, por i ishte refuzuar kërkesa për azil nga autoritetet suedeze.
Ai u arrestua nga policia turke pasi arriti në aeroportin e Stambollit dhe u dërgua në burg.
Pas nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Finlanda dhe Suedia në maj aplikuan për anëtarësim në aleancën ushtarake të NATO-s.
Që ato të bëhen anëtare të reja, duhet miratim unanim i anëtarëve të NATO-s.
Turqia nuk ka ratifikuar aplikimet e tyre, pavarësisht se në qershor kishte arritur një marrëveshje me Suedinë dhe Finlandën.
Në mesin e kërkesave për këto dy shtete nordike, Ankaraja tha se pret që Stokholmi në veçanti të ndërmarrë qëndrim më të ashpër lidhur me ekstradimin e kriminelëve dhe të ngrirjes së aseteve të terroristëve.
Hungaria po ashtu nuk ka ratifikuar aplikimet për anëtarësim në NATO të dy shteteve nordike, por ka premtuar se për këtë çështje Parlamenti hungarez do të votojë vitin e ardhshëm./rel
Të tjera
-
Kjo është policja nga Rahoveci e cila u raportua e zhdukur
Një zyrtare policore u raportua e zhdukur nga familjarët e saj në Rahovec. ...
-
Menduh Thaçi: Fjalorin e vet Mickoski nuk mund ta përdor ndaj Frontit dhe Ali Ahmetit
Kreu i PDSH-së në Maqedoninë e Veriut, Menduh Thaçi, që në zgjedhjet presiden...
-
Protesta e festë: Bota shënon 1 Majin
Punëtorë e aktivistë nëpër Evropë e Azi dolën në rrugë të mërkurën e 1 majit ...
-
Ahmeti u përgjigjet sulmeve në fushatë: S’e kanë me BDI-në, por me shqiptarët
Shqiptarët nuk mund të prezantohen në Qeveri nga një koalicion që nuk e refle...
-
“Gratë nuk pushojnë as të dielave”, aktivistë nga Kolektivi Feminist marshojnë për Ditën e Punës
Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist ka organizuar marsh protestues për D...
-
Bakoyannis: Asnjë kandidati si Kosovës nuk iu kërkuan aq shumë reforma për KiE
Raportuesja për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, Dora Bakoyannis ka ...
-
Mandatari për kryeministër të Serbisë: S’lejojmë anëtarësimin e Kosovës në KiE, me Shqipërinë kemi marrëdhënie të mira
Millosh Vuçeviq do të jetë kryeministri i ri i Serbisë. Ai ka hyrë në orën e ...
-
Hyn në fuqi marrëveshja “pa kufi” Shqipëri-Kosovë, pika në Morinë me fluks të madh të kosovarëve
Prej ditës së mërkurë, ka hyrë në fuqi zbatimi i marrëveshjes, sipas të cilit...
-
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, hap i rëndësishëm për komunat në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka takuar nënkryetaret e komunave veriore,...
-
Tërësisht në seancë të mbyllur përfundon dëshminë dëshmitari i 60-të kundër ish-krerëve të UÇK-së
Tërësisht në seancë të mbyllur, e ka përfunduar dëshminë e tij, dëshmitari i ...
-
Kurti takon nënkryetaret e Zveçanit, Zubin Potokut e Mitrovicës së Veriut
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar të mërkurën me nënkryetaret...
-
“Protestë për dinjitet” – Farmacistët i shpalosin qeverisë 7 kërkesat e tyre
Paga të dinjitetshme, nivelizim të çmimeve, pagesa për receta e respektim të ...