Lajme

Rashiq për Stanon: Ta lexojë me kujdes Kushtetutën e Kosovës, nuk ka njohuri për të

Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 03 December 2022

Nenad Rashiq, ministër për Komunitete e Kthim, i është përgjigjur zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili kishte thënë se, emërimi i Rashiqit si ministër nuk përmbush atë që parashihet në Kushtetutën e Kosovës.

Rashiq, ka thënë se, nga biografia e Stanos, ai nuk ka parë që zëdhënësi i BE-së ka njohuri për Kushtetutën e Kosovës.

“Kur e pashë biografinë e Stanos, nuk e pashë se ai ishte i njohur me Kushtetutën e Kosovës, ndaj i sugjeroj ta lexojë me kujdes”, ka thënë Rashiq.

-Advertisement-

Ministri pos kësaj ka thënë se, kryeministri ka të drejtë të shkarkojë e të emërojë ministrat pa pëlqimin e kuvendit.

“Neni 94 thotë se kryeministri, sipas ligjeve të Kosovës, ka të drejtë të shkarkojë dhe emërojë ministrat pa pëlqimin e Kuvendit”, ka thënë Rashiq.

Kujtojmë se zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë “se emërimi i Nenad Rashiqit në BE është zhgënjim, sepse nuk përmbush atë që parashihet me Kushtetutën e Kosovës”, duke shtuar se tani duhet të vendosë Gjykata Kushtetuese e Kosovës

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera