Lajme

Sekuestrohen 65 kg marihuanë në Malin e Zi, ishin nisur nga Shqipëria

Autori: Gazeta inFokus 13:08 | 03 December 2022

Policia e Podgoricës ka sekuestruar rreth 65 kilogramë marihuanë në Tuz dhe ka arrestuar dy persona.

Sipas policisë malazeze, dyshohet se droga e sekuestruar ishte nisur nga Shqipëria.

Droga është gjetur nga policia pas kontrollit të dy veturave në Tuz, një veturë “Skoda” me targa të Podgoricës, e drejtuar nga A.D dhe një kamion “Renault Kangoo” me targa të Podgoricës, i drejtuar nga personi me iniciale I.D.

-Advertisement-

“Duke kontrolluar kamionin, policia ka gjetur dy çanta dhe një thes me 65 pako me përmbajtje që dyshohet se është marihuanë, me peshë rreth 65 kilogramë”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera