Lajme

Nagavci: Të premten ora e parë e mësimit iu kushtua temës për personat me aftësi të kufizuar

Autori: Gazeta inFokus 11:01 | 03 December 2022

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se ora e parë e mësimit, ditën e premte i është kushtuar temës për personat me aftësi të kufizuara.

Nagavci përmes rrjetit social në Facebook ka shkruar se të premten bashk me përfaqësues të Handikos-it kanë vizituar shkollën “Qamil Batalli”, në Prishtinë.

Ku siç ka shkruar ajo nga bashkëbisedimi me nxënës ka kuptuar që secili prej tyre janë të gatshëm të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar dhe se sa e rëndësishme është kjo ndihmë.

-Advertisement-

“Me vendimin tim, në të gjitha shkollat e Kosovës, të premten ora e parë e mësimit i është kushtuar kësaj teme me qëllim vetëdijësimin e nxënësve mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara. Në linjë me këtë, bashkë me përfaqësues të Handikos vizituam dje shkollën ‘Qamil Batalli’, në Prishtinë ku morëm pjesë në një orë mësimore në të cilën mësuesja po trajtonte temën e Aftësisë së Kufizuar. Nga bashkëbisedimi me nxënës e kuptova se secili prej tyre janë të gatshëm të ndihmojnë personat me aftësi të kufizuar dhe se sa e rëndësishme është kjo ndihmë”, ka thënë ajo.

Ndërsa, tutje ka shkruar se si Qeveri e Republikës së Kosovës i kanë ndërmarrë disa veprime sa i përket aftësisë së kufizuar.

“Fillimisht, vitin 2022 Qeveria e ka shpallur Vit të Aftësisë së Kufizuar. Vitin 2023 do ta përmbyllim me 500 asistentë për këta fëmijë. Kemi ndarë buxhetin për Sintezën Vokale për personat e verbër e cila mund të përdoret nga viti i ardhshëm. Po ashtu jemi në proces të akreditimit të programit për aftësimin e personave që njohin gjuhën e shenjave. Si Ministri e Arsimit mbesim të përkushtuar që të gjithë fëmijëve t’u ofrojmë qasje të barabartë e arsim cilësor”, ka thënë ndër të tjera ministrja Nagavci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera