Lajme

Kurti: Gratë janë më të rrezikuara se burrat, veçanërisht nga një kategori e burrave

Autori: Gazeta inFokus 21:30 | 02 December 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fjalën e tij në mbledhjen e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, ka thënë se gratë në shoqërinë kosovare janë më të rrezikuara se burrat. Ai, po ashtu, ka thurur kritika të posaçme për sistemin gjyqësor, të cilin e ka quajtur jo-profesional dhe politizues“Rrezikun në Kosovë nuk e ndajnë njësoj burrat edhe gratë. Gratë janë më të rrezikuara. Por janë në veçanti të rrezikuar nga një kategori e burrave. E tash duhet të bëhemi bashkë, edhe gratë me solidaritet gjinor, edhe burrat, emancipimi i të cilëve është edhe më i nevojshëm sesa i grave, që t’i mbrojmë gratë, të cilat e kanë rrezikun më të madh sesa burrat”, deklaroi ai, sipas komunikatës së Qeverisë.

“Mungesa e profesionalizmit që shpërfaqet në vendime të anuara e të motivuara, vonesa të paarsyetuara për shkak të mungesës së mekanizmave të llogaridhënies, politizim i sistemit gjyqësor që u bë haptazi nga qeveritë e kaluara, prodhojnë viktima; prodhojnë dhunues; prodhojnë abuzues; dhe përçojnë mesazhin se gjithçka tjetër, përfshirë vënien e drejtësisë, vjen në trajtim pas ngopjes dhe përmbushjes së interesave personale”, deklaroi ndër të tjera ai.

“Disa nga hapat që është dashur të ndërmerren, e nuk i ka ndërmarrë askush deri me tani, por që i bëri Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu po i theksoj në vijim: funksionalizimi dhe takimet e rregullta të grupit ndërministror; plotësim ndryshimi i Ligjit për Ndihmë Juridike Falas: viktimave të dhunës i ofrohet ndihma juridike falas pavarësisht gjendjes socio-ekonomike; plotësim ndryshimi i Ligjit për Kompensimin e Viktimave të Krimit: pra, eliminimi i procedurave burokratike për kompensim të viktimave (nga janari deri tani janë kompensuar); ofrimi i ekspertizës Kuvendit të Kosovës për Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave dhe Vajzave; hartimi dhe miratimi i Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave dhe Vajzave; hartimi dhe miratimi i Protokollit Shtetëror për Trajtimin e Rasteve të Dhunimeve Seksuale; hartimi i Kurikulës për profesionistët për programet e trajtimit të kryerësve të veprës së dhunës në familje; plotësim ndryshimi i Kodit Penal dhe Procedurës Penale, me qëllim të dënimeve plotësuese për personat që shpallen fajtor për dhunë në familje dhe seksuale, si dhe publikimi i emrave të dhunuesve, e caktimi i paraburgimit ndaj personave të dyshuar”, vijon ndër të tjera deklarimi i tij.

-Advertisement-

“Sepse, as edhe një më shumë!”, ka përmbyllur fjalimin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera