Lajme

BE lejon telefonatat në fluturime nga viti 2023

Autori: Gazeta inFokus 20:30 | 02 December 2022

Pasagjerët e linjave ajrore në vendet e BE-së do të mund të përdorin së shpejti telefonat e tyre celularë gjatë kohës së udhëtimit.

Komisioni Evropian ka vendosur se mjetet fluturuese mund të ofrojnë teknologjinë 5G në bord, bashkë me shërbime të tjera më të ngadalta të aksesueshme nga telefoni.

Kjo do të thotë se udhëtarëve nuk do t’u kërkohet më t’i vendosin celularët e tyre në modalitetin për avionët.Afati që shtetet anëtare t’i bëjnë frekuencat e rrjeteve 5G të përdorueshme për mjetet fluturuese civile është 30 qershori i vitit 2023.

-Advertisement-

Kështu, gjatë qëndrimit në sediljet e tyre, pasagjerët do të mund të kryejnë dhe marrin telefonata, si dhe të aktivizojnë aplikacionet që ofrojnë muzikë apo video.Për komisionerin e BE-së për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, kjo lëvizje do të bëjë që shërbimet inovative për njerëzit dhe kompanitë të zhvillohen.

“Qielli nuk është më kufi, kur vjen fjala tek mundësitë e ofruara nga teknologjia e lartë”, ka deklaruar Breton.Që prej 2008-s, komisioni evropian i ndalon frekuencat e rrjeteve të shpejta për mjetet ajrore, duke lejuar vetëm pak shërbime që kërkojnë internet me shpejtësi të ulët.

Tani, përmes rrjetit 5G shpejtësia e internetit do të jetë 100 Megabajt për sekondë, duke bërë që një film të shkarkohet në vetëm pak minuta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera