Amerikanët “shuplakë” BE-së, e pranojnë Rashiqin dhe Trajkoviqin në Qeverinë Kurti
Autori: Gazeta inFokus 14:46 | 02 December 2022
Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq e ka quajtur histeri të plotë gjithë reagimin e numrit një në Beograd, Aleksandar Vuciq pas emërimit të Nenad Rashiqit, ministër në qeverinë e Republikës së Kosovës.
“I urdhëron 28 ministra të qeverisë së Serbisë ashtu siç do, e për një ministër në qeverinë e Kosovës, të cilin nuk mundi ta zgjedhë vetë, e të cilin as nuk e kontrollon krijon histeri të plotë”, ka shkruar ajo në Twiter.
Rashiq, kryetar i Partisë Progresive Demokratike në Kosovë, u emërua ministër për Kthim dhe Komunitete në qeverinë e Albin Kurtit, pas dorëheqjes që dha nga kjo pozitë Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, nismë kjo politike e mbështetur fuqishëm nga Aleksandar Vuçiq dhe pushteti në Beograd.
Ky i fundit u trazua nga vendimi i Kurtit dhe bëri akuza të rrepta në drejtim të tij, ndërsa e ofendoi Rashiq duke e quajtur më te keqin e serbëve të Kosovës. Për më tepër, për shkak të kwtij vendimi, Vuçiq anuloi edhe pjesëmarrjen e tij në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që është paraparë të mbahet më 6 dhjetor në Tiranë.
Pak momente pas emërimit në këtë pozitë, Rashiq tha se politkania tjetër e Kosovës, që nuk është me Srpska-n, Rada Trajkoviq, do të jetë këshilltare e tij.
Në një intervistë për Danas, kjo tha se pranoi ofertën për shkak se mendon që ka nevojë për barazi të plotë në mënyrën se si trajtohen serbët, në gjithë Kosovën.
“Mendoj se veriu i Kosovës është sforcuar shumë ndërsa që pothuajse është harruar krejt territori në jug të Ibrit dhe enklavat”, ka thënë ajo për Danas, përcjellë klankosova.tv. “Banorët e enklavave janë lënë në harresë dhe ata janë të lidhur vetëm me Kishën Ortodokse Serbe. Dua ta kthejmë barazinë në interesim për serbët në krejt Kosovën”.
Rashiq dhe Trajkoviq kanë qenë pjesë e strukturave të mëhershme politike e institucionale në Kosovë. Ata mbetën nën hije pas themelimit të Listës Serbe më 2013 dhe fitoreve të kësaj të fundit nëpër të gjitha zgjedhjet e mbajtura në Kosovë, që nga atëherë, si rezultat i mbështetjes së fuqishme nga Vuciq.
Ndryshe, Bashkimi Evropian, emërimin e politikanit serb, Nenad Rashiç, si ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, e ka cilësuar si jo-kushtetues.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, në një konferencë për media, ka bërë të ditur se emërimi i ministrave, në veçanti atyre që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë, duhet të bëhen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
“BE-ja dhe shtetet anëtare i bëjnë thirrje Kosovës që të sigurojë që të gjitha hapat e nevojshëm procedural gjatë emërimit të ministrave që përfaqësojnë komunitet joshumicë janë respektuar plotësisht”, ka thënë Stano.
Sipas Stano-s, Unioni pret që për emërimin e politikanit serb Rashiç si ministër për Komunitete të vendosë Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
“Respektimi i Kushtetutës është pjesë kyçe e sundimit të ligjit, të cilit presim që Kosova t’i përmbahet”, ka shtuar Stano.
Të tjera
-
Behgjet Pacolli nuk ua jep rrogat, punëtorët ndalojnë punimet në aeroportin e Vlorës
Punimet për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, të cilat po kryhen nga kompania...
-
Dështon mbledhja e Komisionit për Buxhet, në rend dite ishin raportet vjetore të Trustit e BQK-së
Ka dështuar mbledhja e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere dhe e njëjta...
-
Musliu-Shoshi: Informojeni Glaukun se dialogu nuk është në ạrkivol, por më i fortë së kurrë
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i është kundërpërgjigjur kryetarit ...
-
Vishaj: Situatë e qetë epidemiologjike me Covid-19 dhe me virusin e Nilit
Aktualisht, në vendin tonë, situata epidemiologjike me koronavirus dhe situat...
-
Richard Grenell: Do ta nxjerrim nga burgu Hashim Thaçin nëse fiton Donald Trump
Ish-emisari special presidencial për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ...
-
Deliu-Kodra i kërkon Bislimit të tregojë se çka ka folur me Lajçakun
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i ka kërkuar ...
-
Kurti takon përfaqësuesit e agjencive të Kombeve të Bashkuara
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lok...
-
E dhimbshme: Vdes një 12-vjeçar nga Malisheva
Një 12-vjeçar, nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës ka vdekur. Lajmin e kanë...
-
Begaj: Thelbësor anëtarësimi i Kosovës në kartën e Adriatikut dhe NATO
Në Tiranë ka nisur këtë të mërkurë konferenca e 27-të e Shefave të Shtabit të...
-
Osmani: Nëse dikush bën dialog me Serbinë për Urën e Ibrit, e shkel sovranitetin dhe Kushtetutën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kritikuar qasjen e Brukselit për sa i ...
-
Dy persona me kạllash grabisin një pompë derivatesh në Klinë, vidhen 3 mijë euro
Policia e Kosovës ka njoftuar sot për një grabitje të armatosur në fshatin Vo...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 700 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...