Lajme

Serbia thotë se i arrestuari për krime në Dubravë u kap kur shkoi për të denoncuar pronën e uzurpuar

Autori: Gazeta inFokus 11:34 | 02 December 2022

Policia e Kosovës njoftoi sot se ka arrestuar serbin G. M. (1958), si i dyshuar për krime lufte në burgun e Dubravës më 1999.

Ndaj këtij njoftimi ka reaguar zyra për Kosovën në Serbi, e cila dha detaje tjera për rastin.

Sipas njoftimit, thuhet si i dyshuari është arrestuar dje në komunën e Istogut, kur ka shkuar, gjithnjë sipas njoftimit, për të denoncuar pronën e uzurpuar, raporton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Gjegjësisht, siç thuhet nga kjo zyrë, bëhet fjalë për një pensionist, i cili si person i zhvendosur jeton në rrethinën e Beogradit dhe i cili “disa herë ka shkuar pa probleme në Kosovë”.

Kjo zyrë njofton po ashtu se të dyshuarit i ka caktuar një avokat, i cili do ta vizitojë sot në paraburgim në Prishtinë.

Më tej, kjo zyrë ka hedhur poshtë dyshimet e hetuesisë së Kosovës për të arrestuarin, duke thënë se këto janë “aktakuza të rreme” kundër serbëve të Kosovës.

Policia e Kosovës, ndërkaq, njoftoi sot se i arrestuari dyshohet se ka kryer krime kundër popullsisë civile në masakrën e Dubravës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera