Lajme

Sot ora e parë e mësimit i kushtohet Aftësisë së Kufizuar

Autori: Gazeta inFokus 07:38 | 02 December 2022

Sot ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Aftësisë së Kufizuar.

Kështu ka njoftuar mbrëmë Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, gjë që do të bëhet per nderë të shënimit të 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

MAShTI ka bërë të ditur se në lidhje me këtë, i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore, përcjell Klankosova.tv.

-Advertisement-

“MAShTI i ka njoftuar me kohë Drejtoritë Komunale të Arsimit dhe institucionet arsimore për këtë orë mësimi, e cila ka për qëllim vetëdijësimin e nxënësve në shkollat e Kosovës për Aftësinë e Kufizuar dhe ndërgjegjësimin mbi të drejtat e tyre”, thuhet në njofimin e kësaj ministrie.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera