Lajme

Lushtaku kërkon dorëheqjen e ministres Haxhiu dhe ministrit Sveçla

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 01 December 2022

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, kakërkuar dorëheqjen e menjëhershme të ministrit të brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas rastit të vrasjes së 35 vjeçares.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se këta janë përgjegjës që kanë dështuar në ofrimin e sigurisë, me kryeministrin Kurti kryefajtor.

Postimi i tij i plotë:

-Advertisement-

Dorëheqje të menjëhershme nga Ministri i MPB-së, Xhelal Sfeçla dhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vrasjes makabre të gruas shtatzënë

Arsyetimi i pandershëm i kryeministrit Kurti, shefit të Xhelalit dhe Albulenës, ku fajtorët sipas tij janë Qielli i Pistë dhe Familjet e Kosovës, paraqet vetëm shmangie nga përgjegjësit e vërtetë, gjeneralizim të problemit dhe justifikim i dështimit hiearkik polici – drejtësi.

Dështimet e njëpasnjëshme në ofrimin e sigurisë kolektive kanë përgjegjës, kanë emër dhe mbiemër dhe janë po këta të lartëcekur, me në krye kryepërgjegjësin – kryefajtorin Kryeminstrin Kurti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera