Lajme

Reagon ashpër Lumir Abdixhiku për vrasjen e gruas në oborrin e QKUK-së

Autori: Ermirë Berisha 19:59 | 30 November 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për vrasjen e 35 vjeçares shtatzëne, të cilën dyshohet se e vrau bashkëshorti i saj me dy plumba në kokë, shkruan Gazeta inFokus.

Abdixhiku përmes një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër qeverisjen në Kosovë, ku sipas tij duhet bërë ndryshime nga veprimet ndërkombëtare.

“Fjalët tani humbin peshën. Asgjë çfarë themi sot nuk kthen prapa jetën e shuar të një gruaje të pambrojtur e jetën e pa nisur të një fëmije. Si prind e familjar ndjej dhimbje dhe mllef për humbjen e trishtë të kësaj mbrëmje. Si pjesë e spektrit politik, ndjej obligimin njerëzor për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas që ka marrë karakter nacional tashmë. Ky duhet të jetë misioni ynë parësor sot. Ka diçka thellësisht të tmerrshme brenda shoqërisë sonë; dhe ne nuk mund të sillemi në cikël të njëjtë reagimi; nga dhuna në reagim, deri në fatalitetin tjetër. Na duhet një veprim kombëtar, nga policia tek prokuroria e gjyqësia, nga edukimi e mbështetja kolektive, për të luftuar këtë dukuri dhune ndaj gruas drejt e në rrënjë. Kosova mundet më ndryshe. Shoqëria jonë duhet të jetë më ndryshe. Ftoj organet e rendit dhe sigurisë të veprojnë me përgjegjësi e pa kompromis ndaj rastit të sotëm. Familjes, të afërmve e miqve, u shprehi ngushëllime. Kjo humbje jete, si çdo tjetër, është plagë që rëndon mbi të gjithë, ka shkruar Abdixhiku./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera