Berisha i PDK-së – Kurtit: Kloun që ka shndërruar Kuvendin në cirk e deputetët në fëmijë që e shikojnë
Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 30 November 2022
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës i ka reaguar ashpër kryeministrit, Albin Kurti në seancën e interpelancës ndaj tij.
Berisha e ka quajtur Kurtin kloun, ndërsa sipas tij e ka shndërruar Kuvendin dhe deputetët në fëmije që e shikojnë atë.
Ky reagim i deputetit opozitar erdhi pas marrëveshjes së arritur për targat në Bruksel, ku Kurti tha se ambasadori amerikan, Jeffry Hovenier, i kishte treguar disa informata në lidhje me situatën në veri që ai nuk i dinte.
Madje Berisha ka thënë se në interpelancë është dashur të ftohet ambasadori dhe jo kryeministri Kurti.
“Unë po mendoj se sot është dashur këtu në vend të Albinit me na raportu ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për situatën në përgjithësi sepse ai sipas kryeministrit kish më shumë informata nga mekanizmat e sigurisë shtetërore se vetë kryeministri.Dhe nëse është ashtu na është dashur që sot të mos e ftojmë në interpelancë si kryeministër por përkundrazi është dashur të ironizojmë me të si më një kloun i cili e ka shndërru Kuvendin në arenë cirku e deputetët në fëmijë që i ndjekin shfaqjet e tij me gojë të hapur bile unë u ngrita edhe në kam duartrokita dhe disa që pyesin se si mujte me bo qet ekzibicion apo a mundesh me e bo edhe një tjetër. Sot duhet me e ndalë propagandën edhe duhet me fillu me qeverisë dhe me e rregullu jetën e qytetarëve”, ka thënë Berisha në seancë.
Derisa ai ka bërë thirrje që qeveria të nisë punën dhe qeverisjen në të mirë të qytetarëve./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Donald Trump sot betohet si president i SHBA-ve
Sot, Donald Trump do të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara...
-
Cilët liderë të huaj do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump – dhe kush jo?
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të betohe...
-
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitete me rastin e inaugurimit të Trumpit si president
Sot, Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Am...
-
12 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së
Sot mbushen 12 vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombi...
-
Ky është parashikimi i motit për sot dhe 4 ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thotë se moti gjatë kësaj jave në Kos...
-
Krasniqi shpërndanë foton e ditës të fushatës së PDK’së
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Lirimi i pengjeve izraelite, Von der Leyen: Le të jetë kjo nisja e një kapitulli të ri për Izraelin dhe popullin palestinez
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, ka reaguar lidhur me...
-
Haradinaj i ashpër me Gërvallën: Një bandite ordinere që nuk e di çfarë flet
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, k...
-
Dervishaj: Kosovë apo Gjermani, kudo që jemi shqiptarë, frymojmë e mendojmë njësoj
Kandidati për deputet nga diaspora me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosov...
-
TikToku po rikthen shërbimet në SHBA
Rrjeti social kinez, TikTok ka thënë se po i rivendos shërbimet në Shtetet e ...
-
Kaçaniku çohet në këmbë për Bedri Hamzën: Ky është momenti ynë, bashkohuni për Kosovën
Me mijëra qytetarë të Kaçanikut, përplot me entuziazëm, sot i kanë dhënë mbës...
-
Hamza: Fitorja e PDK-së ju gëzon juve e mua, por mbi të gjitha i bën të lumtur Thaçin e Veselin
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza sonte përmes një tubimi kërk...