Situata në veri dhe mungesa e policëve e gjyqtarëve, përplasje mes Kurtit e Abdixhikut
Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 30 November 2022
Situata në veri dhe mungesa e policëve e gjyqtarëve në institucione janë bërë shkak që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, të përplasen verbalisht në interpelancën e Kuvendit.
Në interpelancën ndaj kryeministrit Kurti lidhur me situatën në vend, të thirrur nga deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Abdixhiku tha se derisa flasin në Kuvend 17 për qind e territorit është pa polici, prokuror, gjyqtar e shërbime bazike komunale.
“Kur i dëgjon pozicionimet e qeverisë të krijohet përshtypja që jeton në një univers paralel… Kryeministri foli për siguri e luftë ndaj krimit, ndërsa derisa flasim 17 për qind e territorit është pa polici, gjyqtar e prokuror… Një aksident rrugor nuk mund ta zgjidhin në veri, një dhunë në familje s’ka kush ta trajtojë në veri. Me çka mbahet shteti? Me fjalime prej Prishtinës”, tha i pari i LDK-së.
Ndaj këtyre deklaratave reagoi Kurti, i cili tha se Kosovës i duhet serbët në institucione, por jo të tillë që japin dorëheqje sa herë që marrin urdhër nga Beogradi.
Ai tutje u shpreh se situata në veri asnjëherë nuk ka qenë stabile, por në disa raste siç tha kryeministri, është kamufluar, shkruan Telegrafi.
“Situata në veri të Kosovës nuk ka qenë normale edhe pse serbët kanë qenë duke punuar aty. Situata nuk është abnormalizuar tani, por ka qenë gjithmonë vetëm se nganjëherë është kamufluar”.
“Neve na nevojiten serbët në institucione, por jo serbë që japin dorëheqje me urdhër të Beogradit. Mbushja e institucioneve me serbë që me një thirrje të Boegradit japin dorëheqje nuk është shtet ndërtim demokratik, por vetëmashtrim i yni”.
Kreu i ekzekutivit tha se nuk është e vërtetë që në veri nuk ka policë. Sipas tij, në çdo ndërtesë ka policë dhe në rrugë po ashtu.
Të tjera
-
Fitorja e Trump, “tërmet” në tregjet financiare! Forcohet Dollari, rritet Bitcoin dhe bie çmimi i naftës
Tregjet financiare kanë reaguar në mënyra të ndryshe pas fitores historike në...
-
Liderët e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Britanisë urojnë Trumpin
Liderët e vendeve kyçe evropiane i janë bashkuar radhës që urojnë Trumpin, pë...
-
Diferenca më e madhe e fitores që nga Reagan në vitin 1984, Pensilvania braktis demokratët (Statistikat)
Fitorja e parashikuar e ish-presidentit Trump në Pensilvani përfaqëson difere...
-
Sipas dëshmitarëve i plagosuri në Vranjefc është 16-vjeçar
Sipas dëshmitarëve në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë, personi që është...
-
Lushtaku e uron Trumpin për fitore me foto të tij krah Thaçit e Veselit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, e ka ur...
-
Policia shqiptoi mbi 2 mijë e 100 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Ramush Haradinaj: Nën udhëheqjen e President Trump kemi krijuar edhe Ushtrinë e Kosovës!
Ish-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur urimet më të përzem...
-
Hoxhaj uron Trumpin e JD Vance për fitore: Kosova mbetet një mik i palëkundur i SHBA-së
Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka uruar popullin amerikan për përzgjedh...
-
Rama uron Trumpin: Fitore e jashtëzakonshme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka uruar Donald Trumpin për fitoren në...
-
Zgjedhjet në Amerikë përmes pamjeve
Amerikanët sot dolën në kutitë e votimeve për të zgjedhur presidentin e tyre....
-
Çfarë tha Trumpi në fjalimin e fitores?
Donald Trumpi ka shpallur fitoren në zgjedhjet presidenciale në SHBA, duke mb...
-
Hoti uron Trump: Duhet të thellojmë marrëdhëniet e veçanta midis dy vendeve
Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar...