Osmani: Serbia ka krijuar krizë që të mos flitet për marrëveshje finale
Autori: Gazeta inFokus 12:21 | 30 November 2022
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të mërkurën se Serbia ka krijuar krizë në javët e fundit, në mënyrë që të mos diskutohet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo i ka bërë këto deklarata në një konferencë të përbashkët për media me presidentin bullgar, Ruman Radev në Sofje.
“Është koha që ndërmjetësuesit e dialogut, Bashkimi Evropian, ta kuptojnë se Serbia ka përdorur taktikën e pengimit, përmes pjesëmarrjes”.
Sipas Osmanit, pala serbe diskuton në tavolinë me kushtëzime dhe pengesa.
“Kjo është mënyra se si ata tentojnë të bllokojnë perspektivën e Kosovës në rajon dhe në nivel ndërkombëtar. Natyrisht, është në interesin tonë që ta përmbyllim këtë dialog me një marrëveshje ligjërisht të zbatueshme dhe duhet ta kuptojmë se pala që është në anën tjetër të tavolinës, nuk është e interesuar që ta përmbyllë këtë proces me sukses”.
Presidentja e Kosovës ka thënë se Serbia ka nisur të prodhojë kriza prej kur Bashkimi Evropian, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania, e ka bërë propozimin muaj më parë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.
Ky plan, i njohur për publikun si franko-gjerman parasheh disa hapa që çojnë në zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Interesi ynë është i kundërt, pra që diskutimet të nisin sa më parë që është e mundur”, ka thënë Osmani, duke shtuar se shpreson që BE-ja t’i dërgojë mesazh Serbisë se nuk mund të bllokojë më procesin.
Ekzistenca e propozimit të BE-së është konfirmuar edhe nga liderët e Kosovës, edhe nga ata të Serbisë.
Në Kosovë është parë si “bazë e mirë” për diskutime të mëtejme në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga BE-ja. Ndërsa, në Serbi kanë thënë se ky plan nuk është në favor të saj.
Më herët, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se plani parasheh që Serbia të mos e pengojë Kosovën nga anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, përfshirë Kombet e Bashkuara, në këmbim të përshpejtimit të anëtarësimit të saj në BE.
“Është koha që Serbia përfundimisht të vendosë se në cilin drejtim dëshiron të shkojë. Në drejtim kah Evropa, apo në drejtimin e Moskës? Nuk mund të jesh me të dyja palët”, ka thënë Osmani.
Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë kanë qenë të larta qysh në verë, për shkak të një vendimi të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Në muajin nëntor, dy vendet kanë arritur marrëveshje për targat, nën ndërmjetësim të Bashkimit Evropian.
Marrëveshja parasheh që Kosova të pezullojë planin për riregjistrim të makinave dhe që Serbia të mos lëshojë më targa serbe për qytetarët në Kosovë.
Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL
Të tjera
-
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere mblidhet sot për ndarjet buxhetore
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, duke filluar nga ora 11:00 shqyrton...
-
CNN: Rezultatet e deritanishme tregojnë që Trump shumë lehtë rikthehet në “Shtëpinë e Bardhë”
Kandidati republikan për president të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, du...
-
Demoralizim total në kampin demokrat, Kamala Harris anullon fjalimin
Kamala Harris anullon fjalimin e saj! Bashkëkryetari i fushatës së Kamala ...
-
Avantazh në vota! Trump drejt fitores në Pensilvani, ja sa është diferenca paraprake
Tavolina e Vendimeve e Fox News tani mund të projektojë se ish-presidenti Tru...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Kryeson me 248 vota elektorale/ Trump pritet t’i bashkohet mbështetësve të tij në festën në West Palm Beach, i pranishëm edhe Musk
Donald Trump pritet të mbërrijë së shpejti në festën e vëzhgimit të fushatës ...
-
Trump arrin 232 vota elektorale nga 270 që i duhen, afrohet Harris me 216
Donald Trump kryeson me 232 vota elektorale nga 270 të vlefshme për t’u shpal...
-
Moti sot, i vranët dhe me intervale me diell
Mbi vendin tonë sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell . Mëng...
-
Kamala Harris fiton New Yorkun, Donald Trump Dakotën e Veriut dhe të Jugut
Kandidati republikan për President të SHBA-ve, Donald Trump ka fituar Dakotën...
-
Trump në rrugë për t’i marrë 40 votat elektorale të Texasit
Në shtetin e dytë që ka më së shumti vota elektorale, Texaspo prin republikan...
-
Votë për votë: Këtu mund ta ndiqni rezultatin e zgjedhjeve në Amerikë në kohë reale
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po vazhdon numërimi i votave. Deri më t...
-
Projeksioni i CNN: Trump fiton në Florida, Oklahoma, kurse Harris në Distriktin e Kolumbisë e Massachusetts
CNN ka nxjerrë projeksionit për disa shtete ku sipas tyre mund të fitojë Kama...