Vendosjen e flamujve kombëtar në Kllokot për nder të 28 Nëntorit, Serbia e quan “provokim”
Autori: Gazeta inFokus 20:26 | 27 November 2022
Vendosjen e flamujve kombëtar në Kllokot, për nder të 28 nëntorit, Serbia e ka quajtur provokim dhe “përpjekje për ta frikësuar popullin serb”.
Pas vendosjes së flamujve të Shqipërisë në rrugët e komunës së Kllokotit në nder të Festave të Nëntorit, ka reaguar e ashtuquajtura Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.
Në reagim u tha se vendosja e këtyre flamujve është një provokim kundrejt Serbisë.
“Flamujt shqiptarë nuk kanë çfarë të kërkojnë pranë shtëpive të serbëve, e Kishës së Shën Pjetrit e Palit, prandaj ky ‘dekorim’ i papërshtatshëm nuk mund të interpretohet ndryshe veçse si provokim dhe një hap tjetër drejt krijimit të ‘Shqipërisë së Madhe’”, thuhet në reagim.
Të njëjtit kanë bërë thirrje që festa e flamurit të mos përdoret për provokime.
“Shqiptarët kanë të drejtë të festojnë festat e tyre, por është e pavend kur e bëjnë këtë në zona të banuara me serbët. U bëjmë thirrje shqiptarëve në Kosovë të mos e përdorin Ditën e Flamurit të Shqipërisë për thellimin e hendekut ndëretnik dhe për të frikësuar dhe provokuar serbët”.
Të tjera
-
“Karantina gjatë pandemisë së COVID-19 mund të ketë plakur para kohe trurin e adoleshentëve”
Një studim nga Universiteti i Uashingtonit ka zbuluar se pandemia COVID-19 mu...
-
Publikohet analiza për regjistrim të popullsisë dhe ndikimi në komuna
Instituti Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), mban konferencën në të cilin d...
-
Moti sot kryesisht i vranët dhe me shi
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mban mot kryesisht i v...
-
Lajçak takon Vuçiqin sot në Beograd
Sot, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet me përfaqësuesin s...
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...