Policia turke arrestoi protestuesit kundër dhunës ndaj grave
Autori: Gazeta inFokus 21:38 | 25 November 2022
Të premten, më 25 nëntor, policia turke ka shtypur protestën në Stamboll, ku pjesëmarrësit bënë thirrje për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave dhe që Turqia t’i kthehet marrëveshjes që synon mbrojtjen e tyre, raporton AP.Dhjetëra njerëz janë arrestuar.
Demonstruesit u përpoqën të marshonin në rrugën kryesore të Stambollit, rrugën Istiklal, për të shënuar Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, duke sfiduar urdhrin e autoriteteve për të ndaluar tubimin për arsye sigurie dhe të rendit publik.Policia i pengoi protestuesit të arrinin te rrugët që të çojnë në Istiklal, rrethoi grupe protestuesish dhe më pas i arrestoi ata.
Autoritetet i kanë ndaluar tubimet e ngjashme në vitet e kaluara, të cilat çuan në përleshje midis policisë dhe demonstruesve.Istiklal ishte vendi, ku pati një sulm me bombë, më 13 nëntor, që la të vrarë gjashtë persona. Autoritetet turke fajësuan grupet militante kurde për sulmin, por ato grupe mohuan përfshirjen.
Zyra e guvernatorit të Stambollit njoftoi të premten se i ndalon koncertet e drejtpërdrejta, ekspozitat dhe ngritjen e stendave me ushqime në sheshin Istiklal.Vitin e kaluar, presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e tërhoqi Turqinë nga Konventa e Këshillit të Evropës në Stamboll, gjë që nxiti reagime dënuese nga grupet e të drejtave të grave dhe vendet perëndimore.
Kjo konventë u nënshkrua në Stamboll në vitin 2011.Vendimi për të braktisur konventën erdhi pasi disa zyrtarë në partinë islamike të Erdoganit argumentuan se ajo binte ndesh me vlerat konservatore të Turqisë dhe se konventa inkurajon shkurorëzimin dhe minon njësinë tradicionale të familjes.
Kritikët, gjithashtu pretendonin se ajo promovon marrëdhëniet e gjinisë së njëjtë.Më herët sivjet, parlamenti ratifikoi një ligj që rrit dënimet me burg për krimet ku gratë janë viktima, ndërsa për përndjekje është paraparë dënimi me burg.
Duke folur në një aktivitet me rastin e Ditës ndërkombëtare për eliminimin e dhunës ndaj grave, Erdogan tha se do të “ngritë vazhdimisht shkallën” në parandalimin e dhunës ndaj grave.“Nuk mund të japim miratimin që qoftë edhe një grua të jetë e ekspozuar ndaj dhunës”, tha ai.
Megjithatë, grupet për të drejtat e njeriut thonë se masat në fuqi dështojnë të mbrojnë në mënyrë adekuate gratë ose t’i nxjerrin autorët para drejtësisë.Sipas të dhënave që ka grupi “Do të ndalojmë femicidin”, që nga fillimi i vitit, në Turqi janë vrarë të paktën 349 gra.
Të tjera
-
Haziri për përjashtimin nga Procesi i Berlinit: Do të jetë goditje më e rëndë se mosanëtarësimi në KiE
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka deklaruar se LD...
-
Kushtoi afër 4 milionë euro, Kurti për Shtëpinë e Kulturës: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në kulturë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla...
-
Abdixhiku: Përgjigjja jonë ndaj Vuçiçit dhe Serbisë është të ndërtojmë një Kosovë të suksesshme dhe të fortë
‘’Një Kosovë e fortë ekonomikisht, një Kosovë e fortë me aleat, do të thotë n...
-
NASA: Një asteroid me madhësinë e një “stadiumi” do t’i afrohet Tokës nesër
Objekti u vërejt fillimisht nga Programi i NASA-s për Vëzhgimin e Objekteve A...
-
Aderim i ri në NISMA, Limaj thërret konferencë për media
Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj nesër do të mbajë konferencë për media. P...
-
Përurohet Shtëpia e Kulturës “’Ukë Bytyçi’’ në Suharekë, Kurti: Do të jetë në dispozicion për të gjithë ata që duan të kontribuojnë në pasurimin e jetës kulturore
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë d...
-
Hoxhaj për Shtëpinë e Kulturës në Suharekë: Projekt i vlefshëm i PDK-së që mori mbështetjen e të gjitha qeverive
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka marrë pjesë në përurimin e...
-
Abdixhiku: LDK është ngritur në këmbë
Mijëra qytetarë mblidhen në tubimin e LDK-së në Lipjan Lidhja Demokratike ...
-
Ministrja gjermane: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria e Kosovës të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...
-
I dyshuari 12 orë në pritje pranë klubit të golfit të ish-Presidentit Trump
Ndaj të dyshuarit për përpjekjen për të vrarë ish-Presidentin Donald Trump u ...
-
Dërguti: Kurtit nuk i konvenon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit në prag të zgjedhjeve
Opinionistja Aida Dërguti, ka thënë se kryeministrit Albin Kurtit nuk i konve...
-
Ministrja gjermane për Evropë: Bllokimi i CEFTA rrezikon ta dështojë Procesin e Berlinit, Qeveria të angazhohet për zgjidhje
Ministrja e Gjermanisë për Evropë, Anna Luhrmann, ka deklaruar se bllokimi i ...