Mungon prokurorja, dështon seanca në rastin ku kryetari i Kamenicës dhe tre tjerë akuzohen për pengim të zyrtarëve policorë
Autori: Gazeta inFokus 09:54 | 24 November 2022
Për shkak të mungesës së prokurores Kujtesa Fazliu, ka dështuar të mbahet shqyrtimi gjyqësor në rastin ku kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, si dhe tre të akuzuarit tjerë Shahin Maliqi, Besim Ismajlaj dhe Feim Maliqi, po akuzohen se në tetor të 2020-ës, në Kamenicë, përballë shkollave të mesme, kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Lidhur me mungesën e prokurores Fazliu, gjykatësja e rastit Valbonë Dervodeli njoftoi se prokurorja e ka njoftuar gjykatën se kanë marrë njoftim nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) se ata do të angazhohen vetëm në rastet urgjente, siç janë ato të paraburgimit, e të tjera.
Për shkak të situatës së krijuar në sistemin e drejtësisë, seanca është shtyrë në kohë të pacaktuar, raporton “Betimi për Drejtësi“.
Ndryshe, në prill të këtij viti, kryetari Rahimaj, si dhe të akuzuarit tjerë Maliqi dhe Ismajlaj, përmes mbrojtësve të tyre, kanë paraqitur kërkesa për negocim në Prokurorinë Themelore në Gjilan për të hyrë në marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, mirëpo një marrëveshje e tillë nuk ka ndodhur.
Më 29 tetor 2020, në seancën fillestare katër të akuzuarit e kishin mohuar fajësinë për veprën penale me të cilën ngarkohen.
Ndërkaq, ata përmes mbrojtësve të tyre përkatës kishin bërë kërkesa për hudhje të aktakuzës, të cilat kërkesa i kishte refuzuar Gjykata e Kamenicës.
Kurse, ankesë kundër këtij vendimi të Themelores kishte bërë i akuzuari Besim Ismajlaj përmes mbrojtësit të tij, avokatit Granit Mavriqi, të cilën ankesë e kishte refuzuar Gjyakata e Apelit.
Prokuroria Themelore në Gjilan, më 12 tetor 2020, ka ngritur aktakuzë ndaj Kadri Rahimajt, Shahin Maliqit, Besim Ismajlajt dhe Feim Maliqit, me arsyetimin se ata më 5 tetor 2020, në Kamenicë, përballë shkollave të mesme, kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare.
Sipas prokurorisë, si pasojë e pakënaqësisë së reformave në arsim, kanë organizuar një protestë të paparalajmëruar, ku e kishin bllokuar rrugën duke i vënë fëmijët përpara dhe pas tentimit nga policia për ta liruar atë, të njëjtit kanë kapur fëmijët e tyre duke i detyruar që të dalin para veturave të policisë, të hypnin mbi këto vetura dhe tërë kohën kanë goditur me duar në njërën veturë policore.
Tutje, në aktakuzë thuhet se të akuzuarit për një kohë të gjatë kanë bllokuar këtë veturë, pastaj gjithnjë duke i nxitur fëmijët kanë arritur para objektit të komunës ku kanë shtyrë ata që të futen në këtë objekt duke e hapur me forcë portën dhe duke i futur disa fëmijë brenda rrethojave të objektit si dhe përmbi rrethoja derisa kanë arritur që t’i fusnin të gjithë fëmijët brenda objektit të komunës.
Me këtë, Kadri Rahimaj, Shahin Maliqi, Besim Ismajlaj dhe Feim Maliqi po akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, nga neni 401, paragrafi 5 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme me burgim prej një deri në pesë vjet. /BetimipërDrejtësi
Të tjera
-
Drejtori i AKI-së raporton sot para deputetëve në Komision
Në Kuvendin e Kosovës sot do të zhvillohen disa mbledhje të komisioneve. D...
-
Komentet e Biden rrezikojnë fushatën e Kamala Harris
Fjalimi kryesor i fushatës së kandidates demokrate Kamala Harris në Uashingto...
-
Sllovaki/ Mijëra mjekë japin dorëheqje për shkak të kushteve të punës
Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kua...
-
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
Sot vazhdon procesi gjyqësor në rastin “Thaçi” dhe të tjerët në Hagë. Sean...
-
SHBA/ Sulmohen kutitë e votimit, Departamenti i Sigurisë paralajmëron rreziqe të mundshme
Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po rrit trysninë ndaj ...
-
BE vendos tarifa të larta ndaj makinave elektrike kineze
Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet e...
-
Kuvendi i Kosovës mban seancën plenare
Kuvendi i Kosovës sot të mbajë vazhdimin e seancës plenare. Në rend dite j...
-
Haradinaj: Vuçiqi dhe Vulini i shpëtuan sanksioneve të BE-së pavarësisht lidhjeve me Rusinë, Kurti jo
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj ka shprehur kritika të forta ndaj kryeministri...
-
Uji i Badocit s’duhet të pihet edhe nëse vlohet – situata me mangan vazhdon edhe për së paku dy javë
Të gjithë ata që furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badocit, nuk duhet t...
-
Gërvalla sot e përfaqëson Kosovën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së
Sot me fillim nga ora 16:00 sipas kohës tonë lokale, do të mbahet seanca e ra...
-
Themeluesi i TikTok bëhet njeriu më i pasur i Kinës
Popullariteti në rritje global i TikTok ka bërë që bashkëthemeluesi i kompani...
-
Moti sot i vranët dhe me intervale me diell, temperatura deri në 19 gradë Celsius
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të mbajë mo...