Lajme

Gjendet i vdekur një burrë në Prizren

Autori: Gazeta inFokus 09:06 | 24 November 2022

Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë në Prizren është gjetur pa shenja jete, shkruan Gazeta Infokus.

Rasti thuhet të ketë ndodhur të mërkurën rreth orës 11:55, e ku vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera