Lajme

Basha jep detajet e fundit: Para marsit 2023, marrëveshje gjithëpërfshirëse

Autori: Gazeta inFokus 23:30 | 23 November 2022

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Dimal Basha, në emisionin ‘dPt te Fidani’ në T7 ka dhënë detaje të marrëveshjes së arritur sonte mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel.

Basha tha se sipas kësaj marrëveshje janë marrë vesh që plani franko-gjerman të jetë baza e fillimit të negocimit mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se në marrëveshje po ashtu thuhet se para muajit mars të vitit 2023 duhet të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes dy vendeve.

-Advertisement-

“Sot Kurti edhe në konferencën për media edhe në mbledhjen e qeverisë ka treguar se BE e ka tërheq prej tavolinës planin franko gjerman. Atë ditë kur ka qenë Kurti aty, ju ka prezantu një ofertë për targa, mirëpo kryeministri nuk është kryeministër qe merret për targa por është një kryeministër që merret për një marrëveshje gjithëpërfshirëse. Sot kemi këtë marrëveshje, Serbia ka pranu me ndalu prodhimin e targave ilegale, e dyta prej kësaj, kemi përfshirjen e propozimit, palët tash do të ulen e do të bisedojnë në kontekst të planit franko gjerman, ku brenda është afati marsi i 2023.

Janë vesh që plani franko gjerman me kon baza e fillimit të negocimit. Data është brenda marrëveshjes, aty vet Brukseli eka parapa që para marsit të vitit 2023 të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha Basha.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?
-Advertisement-

Të tjera