Haxhi Avdyli i quan mistrecë e shpirtshitur Hysenin dhe Molliqajn
Autori: Gazeta inFokus 21:36 | 23 November 2022
Deputeti i partisë Guxo, Haxhi Avdyli i ka quajtur mistrecë ish-ministrin e Jashtëm, Skender Hyseni dhe ish-deputetin, Dardan Molliqaj.
Avdyli ka reaguar pas një deklarate të Hysenit, i cili qëndrimet e presidentes Vjosa Osmani i krahasoi me ato të Millosheviqi si dhe pas një deklarate të Molliqajt, ku thoshte se trajtimi i serbëve të Kosovës ngjante me trajtimin e shqiptarëve nga Millosheviqi.
Molliqaj e kishte sqaruar deklaratën e tij, një ditë më pas.
“Dy dekada më parë bashkësia ndërkombëtare, me duar të lidhura e dërgoi Millosheviqin në Hagë. Kjo erdhi pas 3 luftërave në Shtetet e ish Jugosllavisë, ku u vranë qindra-mijëra, e ikën miliona, duke vazhduar në vitin 1998 ku soldateska Serbe, pas aparteidit 10 vjeqar , kreu masakrat makabre ndaj popullatës të pafajshme të Kosovës, duke vrarë edhe 13.000 qytetarë e dëbuar mbi 1 milion. Ne dëshmitarët e kësaj epoke, dhe ju më të rinjtë që keni dëgjuar apo lexuar për Millosheviqin, brenda 2 jave mbetëm të tmerruar që bijtë e një gjaku si ju, me emrin Dardan e Skender arritën deri në këtë pikë sa që krerët e shtetit si Presidentja Osmani e Kryeministri Kurti të barazojnë me kasapin e Ballkanit. Sot këta dy mistrecë apo shpirtshitur me deklaratat e tyre ia kanë kaluar edhe radikalëve më të këqinj të Serbisë së tashme”, ka shkruar Avdyli.
“Edhe për çka, pse shteti ynë pas tolerancës dy dekadëshe, nuk po lejon që Serbia të lëshojë targa për qytetet e Republikës së Kosovës me akronime e stema Serbe. Dhe masat ndaj këtij akti armiqësor të shtetit Serb të udhëhequr nga ish ministrat e kasapit Millosheviq, Kosova po vepron në mënyrën më demokratike Europiane, me vërejtje e gjoba. Kë pushtoi Kosova, kë vrau, ku kreu masakra? Gjatë historisë mijëra vjeqare të këtyre trojeve, që nga Romakët e deri në vitet e 90ta, ka pasur tradhtarë që janë blerë me dukat, lira, poste e feude por këta dy me çka u shitën te ai që thuhet që vdiq i vetmuar në qelitë e Hagës?”, ka shkruar Avdyli.
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...