Lajme

Stano: Bislimi dhe Petkoviq sot në Bruksel, u ftuan për të gjetur një zgjidhje për targat në frymë evropiane

Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 23 November 2022

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se zëvendëskryeministri Besnik Bisilimi dhe kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, shkuan në Bruksel me ftesë të institucioneve evropiane.

Ai, në një konferencë për media, ka deklaruar se do të ketë takim për të gjetur një zgjidhje për targat.

“Unë mund të ju konfirmoj se Bashkimi Evropian i ka ftuar për takim të dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë që të vijnë në Bruksel. I kemi marrë konfirmimet e tyre që do të jenë këtu sot. Në fund të gjejmë një rrugëdalje nga situata aktuale, në frymë evropiane”, ka thënë Stano.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera