Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë takohen të mërkurën në Bruksel
Autori: Gazeta inFokus 22:56 | 22 November 2022
Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi (majtas) i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak dhe kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq.
Burimet diplomatike i kanë konfirmuar Radios Evropa e Lirë se të mërkurën në Bruksel do të takohen kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq – nën ndërmjetësim të të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak – për të diskutuar zgjidhjen për çështjen e targave ilegale serbe.
Këto burime kanë thënë se palët kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, që është konsideruar urgjent. Takimi do të zhvillohet vetëm dy ditë pas një takimi që ka rezultuar pa marrëveshje mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, lidhur me çështjen e targave. Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, e ka hedhur fajin sidomos te pala e Kosovës për mosarritje të marrëveshjes.
Me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Kurti e ka shtyrë për 48 orë zbatimin e fazës së dytë të vendimit për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës. Ai ka thënë të martën se ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, është shumë i përkushtuar për gjetjen e një zgjidhjeje për çështjen e targave ilegale serbe.
“Shtetet e Bashkuara i duan edhe 48 orë që përafrimi i djeshëm të mund të shndërrohet në dakordim sot ose nesër. Po i bëjmë përpjekjet maksimale. Unë nuk mendoj që jemi në orët kur duhet të flasim për shtyrje të reja, duhet të flasim për intensitet maksimal, në mënyrë që brenda 48 orëve ta kemi marrëveshjen siç e synuam në Bruksel, duke mos u kufizuar në çështjet siç është puna e targave”.
Faza e dytë parasheh shqiptimin e gjobave prej 150 eurosh për qytetarët që qarkullojnë me automjete me targa të tilla.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se e ka kërkuar këtë shtyrje për t’i lejuar zyrtarët evropianë dhe ata amerikanë që të angazhohen me Kosovën dhe Serbinë për të gjetur zgjidhje për këtë çështje.
Kurti ka thënë se prej takimit 8-orësh të 21 nëntorit, ai nuk ka qenë në kontakt me zyrtarët evropianë lidhur me çështjen e targave. “Me keqardhje ritheksoj se (kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep) Borrell braktisi propozimin franko-gjerman, propozimin e Bashkimit Evropian duke thënë ‘le ta kemi një darkordim për targat’. Nuk mjafton dakordimi për targat”, ka thënë mes tjerash Kurti.
Sipas tij, “korrigjimi i gabimit të Borrellit është i domosdoshëm”. “Është gabim i madh që të braktiset biseda për normalizim të marrëdhënieve dhe liderët, presidenti i Serbisë, dhe unë si kryeministër i Kosovës, të flasim e të dakordohemi veçse për targat, për të cilat, dorën në zemër, as ai në Serbi, as unë në Kosovë, nuk jemi personat në kompetentë”.
Më 21 nëntor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se është i pavërtetë çfarëdo pretendimi se Bashkimi Evropian është duke hequr dorë nga propozimi për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, i cili, sipas tij, mbështetet nga Gjermania, Franca dhe Shtetet e Bashkuara.
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë pas takimit se pala serbe do t’i respektojë “këshillat dhe kërkesat” e kryediplomatit evropian, Borrell, i cili ndërmjetësoi bisedimet. Shqiptimi i gjobës është pjesë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS – Republika e Kosovës.
Faza e parë parashihte qortimin, e dyta parasheh shqiptimin e gjobës dhe më vonë parashihet të vendosen disa targa provuese. Sipas vendimit të Qeverisë, pas 21 prillit, në Kosovë nuk duhet të ketë më makina me targa të tilla që lëshojnë autoritetet serbe.
Serbia – e cila lëshon targa të paligjshme për serbët e Kosovës që nga paslufta më 1999, e kundërshton këtë plan – duke insistuar në targa neutrale ndaj statusit të Kosovës. Si pasojë e tensioneve të ngritura, serbët e veriut të Kosovës – ku qarkullojnë kryesisht makinat me targa të paligjshme – kanë dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL
Të tjera
-
Moti për nesër: Reshje të dendura shiu, mund të shkaktojnë probleme apo përmbytje
Nesër në Kosovë pritet të kemi mot plotësisht të vranët dhe me rrebeshe e res...
-
Apple prezanton serinë e re të smartfonëve
Firma globale e teknologjisë me bazë në SHBA, Apple, prezantoi sot serinë e s...
-
Ish-deputeti i Vetëndosjes: Me Kurtin mbaron tranzicioni politik, e votuan veç me i çu tjerët n’shpi
Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, tha në Pressing në T7 s...
-
Gashi: Qeveria Kurti me afera të jashtëzakonshme korruptive
Shefi i grupi parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës Arben Gashi ka pa...
-
Debati i nesërm Harris-Trump, dhjetëra miliona amerikanë pritet ta ndjekin
Debati mes Nënpresidentes demokrate Kamala Harris dhe ish-Presidentit republi...
-
Ymeri: Osmani e Kurti s’mund ta durojnë mendimin ndryshe, të dy janë grindavecë
Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se presidentja Vjosa Osma...
-
“Shkëqyen”,- Pasi gaboi detyrën, merrë teposhtëzën Kurti- Shkëlqen me gabime
Kryeministri Albin Kurti, para disa ditëve ka kërkuar falje publikisht nxënës...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reag...
-
Baton Haxhiu: Vjosa e Bulliqi e glorifikuan figurën e Rugovës e të njëjtit e rrënuan trashëgiminë e tij
Gazetari Baton Haxhiu duke komentuar përurimin e shtatores së ish-presidentit...
-
Lushaku – Sadriu: Mësimi tërëditor po shkon shumë mirë, ka hapësirë më të madhe të realizohet kurrikula
Nënkryetarja e komunës së Prishtinës, Jehona Lushaku – Sadriu, ka thënë se më...
-
Rruga Deçan-Plavë, tuneli i Rozhajës, korridoret ajrore, Aliu njofton për bisedën me kryediplomatin e Malit të Zi
Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, është takuar me Ervin Ibrahimovic, z...
-
Bajqinovci i reagon Stanos: Qasje e pabarabartë e BE-së, asnjë masë ndaj Serbisë që bllokon kufijtë me banditë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ndaj zëdhënës...