Kalojnë më shumë se dy orë, Kurti e Vuçiq akoma në negociata për targat

Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 21 November 2022
Kanë kaluar më shumë se dy orë prej kur ka nisur takimi mes Kreyministrit Kurti dhe Vuçiqit në Bruksel. Deri në këto qaste, ai akoma nuk ka përfunduar.
Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq janë ritakuar në Bruksel, pas një ngërci tjetër në veriun e Kosovës, pas nisjes së zbatimit të vendimit për konvertimin e targave të lëshuara ilegalisht nga Serbia.
Para nisjes së takimit, nga Bashkimi Evropian kanë publikuar pamjet nga dhoma ku qëndrojnë si ndërmjetësues Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Përfaqësuesi i Posacëm për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajcak.
Para hyrjes në negociata, Kurti dhe Vuciq patën takime të veçanta me përfaqësues evropianë.
Kurti pati një bisedë pakminutëshe me Borrellin, që u transmetua drejtpërdrejt, për t’u mbyllur dyert për media më pas.
Para takimeve, Kurti dukej i relaksuar dhe shkëmbeu disa shaka me përfaqësuesit evropianë.
Disponimi i Vuciqit, me aq sa shihej në pamjet e shkurta, ishte tjetër. Vuciq kreu takimin formal me fotografi, me përfaqësuesit e BE-së, pa shumë fjalë dhe me fytyrë, që dukej si e ngrysur.
Më pas u publikua një video, para nisjes së takimit të përbashkët.
Dy liderët ballkanikë po i iknin kontaktit me sy dhe nuk komunikuan mes vete, në ata minuta që mediat po merrnin pamje nga takimi.
Kurti kishte përpara disa dosje të klasifikuara, ndërsa Vuçiq duket se nuk ishte ngarkuar me dokumente të shumta.
Herën e fundit kur Kurti dhe Vuciq u takuan në Bruksel ishte më 18 gusht, pas tensioneve të 31 korrikut dhe para përfundimit të afatit njëmujor për zbatimin e vendimit për targa dhe për reciprocitetin në dokumentet për “hyrje-dalje”.
Edhe ai takim kishte zgjatur disa orë, pa ndonjë rezultat të deklaruar atë ditë.
Më vonë, Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se ka dhënë një propozim se si duhet të dukej marrëveshja e përgjithshme mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimi i sotëm është thirrur në ditën e fundit kur do të niste faza e dytë e zbatimit të vendimit për targa. Sot, pra, më 21 nëntor, ka pasur të nisë dhënia e gjobave për qytetarët e Kosovës, që vozisin automjete me targa të lëshuara ilegalisht nga Serbia.
Policia e Kosovës ka njoftuar të dielën se faza për dhënien e gjobave për poseduesit e targave ilegale do të nisë nga nesër, e martë, 22 nëntor.

Të tjera
-
Hyseni i LDK’së: Sot nuk u sulmua vetëm fjala e lirë, por edhe vetë demokracia
Ekrem Hyseni i LDK’së thotë se sot nuk është sulmuar vetëm fjala e lirë, por ...
-
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet hyrja
Rrëzohet lisi në Dardani, raportohet për disa vetura të dëmtuara – bllokohet ...
-
Helikopterët i lëshojnë nga ajri ushtarët amerikanë të këmbësorisë për një patrullim rutinor në kufirin me Serbinë
Helikopterët i lëshojnë nga ajri ushtarët amerikanë të këmbësorisë për një pa...
-
Kërstiq për protestat studentore në Serbi: Mund të ketë gjakderdhje në Beograd – Vuçiqi është diktator
Gazetari serb, Branislav Kërstiq, e ka quajtur diktator presidentin e Serbisë...
-
Haradinaj: Deklaratat e Ruttes alarmante, ShBA-ja është garant i sigurisë në Kosovë, jo Evropa
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i ka cilësuar si alarmante deklaratat e ...
-
Blerim Latifi: Secili po tutet me u ba kryeministër
Analisti Blerim Latifi tha në Pressing në T7 se askush nuk “është entuziast” ...
-
Haradinaj: Me Abdixhikun kemi komunikim të rregullt, me Krasniqin jam takuar së paku dy herë
I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar ta...
-
Dakaj: Nuk e di çfarë mund të jetë më e rëndë se sa të quash një gazetar “Vrasës me pagesë”, në një shoqëri normale do kishte reagim
Gazetari Shkelzen Dakaj ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së bërë nga Sami K...
-
“Vrạsës me pagesë”, Analistët: Diskursi i Kurtit – Kjo flet për gjendjen e tij, VV pajtohet me gjuhën e Kurteshit, dhunë verbale
Në emisionin Pressing po diskutohet për gjuhën e përdorur nga Sami Kurteshi, ...
-
Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po qëndrojnë ende te objekti i komunës së Prishtinës
Autobusët e linjës Podujevë – Prishtinë po qëndrojnë ende te objekti i komunë...
-
Haradinaj për rezultatin e AAK-së: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin
Ramush Haradinaj, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në një interv...
-
Akim Rama i VV “shpall” rezultatet e rinumërimit të votave të pavlefshme, akuza LDK’së për manipulime
Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Alim Rama, ka thënë se rinumër...