Vetëm 2.7% e buxhetit të vitit 2023 për sistemin e drejtësisë
Autori: Gazeta inFokus 23:41 | 19 November 2022
Rritja e përgjithshme e buxhetit të vitit të ardhshëm nuk është reflektuar në rritjen e buxhetit për drejtësi, pavarësisht premtimeve të vazhdueshme nga partia në pushtet dhe Qeveria.
Në programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje, me të cilin program kjo parti kishte garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, premtohej mbështetje financiare për sistemin e drejtësisë. Kjo, kryesisht, me qëllim të rritjes së kapaciteteve humane dhe profesionale në sistemin e drejtësisë.
Më 28 tetor në mbledhjen e 103-të, Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektbuxhetin për vitin 2023, shpenzimet e së cilit kapin vlerën prej rreth 3 miliardë e 212 milionë euro. Vetëm 2.7% e buxhetit të përgjithshëm i është kushtuar sistemit të drejtësisë. Në raport me përqindjen në pjesëmarrjen e buxhetit të përgjithshëm në shpenzime, është më i ulët se në vitin paraprak, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Projektligji është proceduar në Kuvend dhe pritet të diskutohet dhe miratohet sipas procedurave të parapara me Rregulloren e re të Parlamentit.
Sipas këtij Projektligji, Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli Gjyqësor i Kosovës do të kenë buxhet më të lartë se sa në vitin paraprak. Këshilli Prokurorial (KPK) do të ketë buxhet më të ulët se sa në vitin paraprak. Agjencia kundër Korrupsion (AKK) do të ketë rreth 12 mijë euro më shumë buxhet se sa në vitin e 2022.
Në raport me shpenzimet buxhetore, përqindja totale në buxhet për sistemin gjyqësor, sistemin prokurorial, Ministrinë e Drejtësisë dhe AKK, sipas këtij Projektligji, është më e ulët se sa në buxhetin për vitin 2022.
Sipas shtojcës 1 nga buxheti vjetor prej rreth 2 miliardë e 492 milionë euro për vitin 2023 për të gjitha institucionet, pjesëmarrja totale në buxhet e Ministrisë së Drejtësisë, KGjK, KPK dhe AKK përbën 3,47 % e këtij buxheti. Pra, nëse e krahasohet me buxhetin e vitin 2022, kjo përqindje i bie se sipas projektligjit është më e ulët, pasi në buxhetin e vitit 2022 kjo përqindje ka qenë 3.7%.
Po ashtu, nëse merret për bazë totali i shpenzimeve të parashikuara prej 3 miliardë e 212 milionë euro për vitin 2023, atëherë pjesëmarrja e katër institucioneve përbën 2.7% e shpenzimeve të buxhetit. Pjesëmarrja në buxhetin e vitit 2022 në raport me shpenzimet e planifikuara ishte 2.9 %.
Medina Kadriu hulumtuese në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), thotë se rritja e buxhetit të Ministrisë së Drejtësisë rrjedhë nga fakti se tanimë pjesë e kësaj Ministrie është edhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas.
“Ministria e Drejtësisë, ka planifikuar të ketë buxhet për vitin 2023 në shumën prej rreth 36 milionë euro i cili në raport me buxhetin paraprak vjetor i bie të ketë një rritje në normë monetare prej mbi 6.3 milion. Ndër tjera, rritjes së buxhetit i ka kontribuar edhe procesi i racionalizimit të agjencive të pavarura nën ombrellën e institucioneve qeveritare, dhe si rrjedhojë Agjencia për Ndihmë Juridike Falas është vendosur në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë bashkë me buxhetin e saj”, ka thënë ajo.
Në lidhje me buxhetin për institucionet e drejtësisë “Betimi për Drejtësi”, ka kërkuar përgjigje nga Ministria e Drejtësisë nëse me këtë ngritën kapacitetet e sistemit të drejtësisë, mirëpo ata përgjegjësinë e kanë hedhur tek Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, duke theksuar se kjo ministri e bënë përgatitjen e Projektligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës.
Kurse, nga Ministria e Financave si zakonisht nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.
Sidoqoftë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, në seminarin e 102-të “Rose-Roth” të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, kishte thënë se po punojnë që të shtojnë buxhetin për institucionet e drejtësisë. /BetimipërDrejtësi/
Të tjera
-
Mbrojtja propozon të kryhet ekspertizë e re psikiatrike ndaj të akuzuarit për vrạsjen e vëllait
Në seancën e së premtes në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, mbrojtësja e të a...
-
Sarrazin i kërkon Qeverisë t’i heq masat ndaj mallrave serbe, flet për pasoja të rënda në rast të refuzimit
Manuel Sarrazin, emisar i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor ka bërë një ana...
-
Gjermania hap dyert për 250 mijë emigrantë të këtij vendi
Gjermania do të hapë dyert për 250 mijë punëtorë kenianë të kualifikuar dhe g...
-
“Qëllimi jonë është Islamizimi i Kosovës e Preshevës. Unë nuk jam shqiptar”, hoxha nga Sanxhaku me deklaratë të rrezikshme
Një hoxhë nga Sanxhaku, që flet shqip ka mbajtur sot një tubim në Luginën e P...
-
Lista preliminare e provimit për prokurorë të shtetit
Këshilli Prokurorial i Kosovës shpall listën preliminare të provimit të kandi...
-
REL: Kosova dhe Serbia kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e 17 shtatorit
Burimet e Radios Evropa e Lirë në Bashkimin Evropian kanë thënë se presin që ...
-
Ra nga kati i tretë i objektit ku punonte, vdes 48 vjeçari në Prizren
Një person ka vdekur sot në vendin e tij të punës. Rasti ka ndodhur në Pri...
-
Parlamentari serb: Vuçiq shpalli kapitullimin në Kosovë
Deputeti opozitar në Parlamentin e Serbisë, Zdravko Ponosh, ka reaguar pas ko...
-
Haziri pas konferencës së Vuçiqit: Kosova mos të bie në hendekun e Serbisë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas konferencës që mbajti pres...
-
Incidenti në veri, kthehen afishet, tash pro-Radoiçiqit
Sikur fotografia, me kujdes janë zgjedhur edhe fjalët. Kryeterroristit Mil...
-
Kurti me videolidhje pjesë e panelit ku ishte edhe Lajçak – akuza Vuçiqit se e përdor Kosovën dhe Bosnjën për të siguruar lëshime nga Perëndimi
Gjatë paradites së 13 shtatorit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me vide...
-
Përkundër që ndau rrugët me Vetëvendosjen, Fatmir Humolli përkrah qeverisë për veriun
Deputeti Fatmir Humolli ka një kohë që i ka ndarë rrugët me Lëvizjes Vetëvend...